Pyetje: Ne hadith thuhet: ‘Kush prej jush sheh nje te keqe le ta ndryshoje ate me doren e tij e nese nuk mundet atehere me gjuhen e tij e nese nuk mundet atehere me zemren e tij, por ky eshte besimi me i dobet”. Si duhet ta kuptojme ndrsyhimin e te keqes me zemer?
Pergjigje: Kjo (ndryshimi i te keqes me zemër) do te thotë te urresh te keqen dhe shoqerimin me njerezit qe veprojne kete te keqe sepse shoqerimi me njerezit e te keqes duke mos i ndaluar ata nga kjo e keqe, ngjan me vepren e Beni Israileve (Jehudeve) te cilet i mallkoi Allahu i Lartesuar dhe i Pa te meta:
“Ata nga Bijtë e Israilit të cilët nuk besuan, u mallkuan nga goja e Daudit dhe Isait, birit të Merjemes. Kjo ngaqë ata nuk u bindën (ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij) dhe gjithnjë i tejkalonin të gjithë kufinjtë. Ata asnjëherë nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga Munkeri (e keqja, mosbesimi, besimi i rremë) që ata gjithnjë vepronin. E poshtër vërtet ishte ajo që ata gjithnjë vepronin.” Maide 78-79.
“Mexhmuul Fetaua” nr.5, faqja 74-75
Perktheu Anis Agovi
Të Ngjashme
- Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “Vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve
- Falja e dy rekateve të hyrjes në xhami afër kohës së ikametit Udha e Besimtarëve