Imam Buhariu në librin e tij “Es-Sahih” ka thënë: “Kapitulli: Lutja gjatë rukusë.”
Pastaj përmendi hadithin e Aishes radijallahu anha:
“I Dërguari i Allahut ﷺ në rukunë dhe sexhden e tij thoshte:
سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ اللَّهُمَّ اغْفِرْ لـِي
Subḥaneke Allahumme Rabbenā ve bi ḥamdik, Allahumme’gfir li.
O Allah! O Zoti ynë! Ti je i Madhëruar dhe i Dlirë nga të metat. Ty të falënderoj. O Allah, më fal!”
Ibn Rexhebi ka thënë:
Sa i përket lutjes gjatë rukusë hadithi i Aishes tregon qartë për pëlqyeshmërinë e saj, dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
? “Fet’ḥul Bari” 7/183.
Ndërsa Ibn Haxheri duke komentuar qëllimin e Buhariut në këtë kapitull, ka thënë:
Është thënë se qëllimi i Buhariut ishte të tregonte se nuk ka ndalesë për lutjen në ruku si kundërpërgjigje për ata që e konsideruan të papëlqyer atë (lutjen në ruku).
Argumenti i aryre që kundërshtojnë është hadithi i transmetuar tek Muslimi: Sa për rukunë madhëroni në të Zotin, dhe sa për sexhden shtoni në të lutjet sepse është më e denjë të pranohen prej jush.
Por ky tekst nuk përmban ndalim të lutjes në ruku ashtu si nuk përjashton madhërimin në sexhde. Prandaj nuk ka pengesë për të bërë lutje edhe në ruku, sikurse nuk ka pengesë për madhërim në sexhde.
? “Fet’ḥul Bari” 2/281.
Përshtati: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Sinqeriteti në Tregti Dr. Behar Hyseni
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi