Në vitin 1991 u botua libri “Kundërthëniet e qarta të Albanit”, nga Hasen es-Sekaf.
Çuditërisht, në kopertinën e librit autori kishte shkruar: “Autor: Dijetari i madh (el alameh) Hasan es-Sekaf” (duke veshur kështu një petk që nuk i takonte).
E rëndësishme është se ky libër mbërriti tek shejh Albani.
Shejhu në një regjistrim audio, duke komentuar mbi librin, tha:
“Ky libër nuk është shkruar nga Sekafi, sepse unë e njoh nivelin shkencor të Sekafit. Për këtë libër ata që e kanë shkruar kanë bërë një përpjekje shumë të madhe, e sikur ta kishin vënë atë në shërbim të dijes, do ishte më e dobishme.”
Një nga të pranishmit tha:
E kanë shkruar?! Domethënë ata janë grup?
Shejhu tha: Po, por nuk dëshiroj t’i përmend me emra.
Shejh Albani ishte një nga njerëzit më inteligjentë të botës, dhe ai nuk ishte si njerëzit e zakonshëm. Allahu i kishte dhuruar inteligjencë, mprehtësi dhe largpamësi (firaseh).
Prandaj medito mbi përgjigjen e tij.
Së pari; në të ka kritikë ndaj Sekafit dhe një dëshmi se shejhu e njihte mirë atë.
Së dyti; në të shfaqet drejtësia e shejhut sepse ai nuk tha se është një libër i dobët apo i pavlerë, por tha se në të është bërë një përpjekje e madhe, edhe pse ishte një libër që e sulmonte vetë atë. Megjithatë, shejhu çdo gjë e peshonte me peshoren e drejtësisë.
Së treti; në të duket përkujdesja e shejhut për umetin dhe edukimin e tij, kur tha: “Sikur të ishte vënë në shërbim të dijes dhe mësimit të njerëzve, do ishte më e dobishme.”
Gjithashtu ai tha: “Unë e di se kush qëndron pas tij”, gjë që tregon për inteligjencën dhe informimin e shejhut.
Më pas vjen mosmarrja e tij me emra, pasi ai nuk dëshironte probleme dhe as shpërqëndrimin e njerëzve me debate.
Së fundmi një nga të pranishmit e pyeti, me kuptimin: “Si do të përgjigjeni?”
Shejhu tha një fjalë të mrekullueshme:
“Sa i përket shkumës, ajo ikën si e paftuar, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve mbetet në tokë” | Er Rad: 17.
Po, pasha Allahun!
Tani, pas kalimit të gjithë këtyre viteve, shiko se kush ka mbetur në tokë duke u bërë dobi njerëzve?
Albani me trashëgiminë e tij, apo Sekafi me helmet e tij?
Sa njerëz e njohin Sekafin?
Ku gjendet sot libri “Kundërthëniet e Albanit” në tregun e dijes?
Tani, në çdo minutë dhe në mbarë botën thuhet: “Ka thënë Albani”, ose; “E ka saktësuar Albani”.
Ditë e natë Albani kujtohet për të mirë, trashëgimia e tij shfrytëzohet dhe njerëzit luten për të ditë e natë.
Ndërsa Sekafi! Askush nuk ndien praninë e tij, madje njerëzit mbase nuk e dinë as nëse është gjallë apo ka vdekur.
Ai ka shkruar edhe vepra të tjera duke sulmuar shejh Albanin, por të gjitha ato vdiqën ashtu siç vdiq ai vetë nga ana shkencore.
Kurse shejh Albani mbeti si një nga kolosët e këtij umeti në historinë e tij, dhe do të mbetet – në dashtë Allahu – një imam udhëzues dhe dijetar i Sunetit.
Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë.
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: Dobitë
Të Ngjashme
- Biografia e një dijetari – Imam Maliku (Pjesa e parë) Udha e Besimtarëve
- Rëndësia e inkurajimit dhe fjalës së mirë Dr. Fatmir Strumi
- Si filloi jeta dhe krijimi? Udha e Besimtarëve
- Biografia e një dijetari – Imam Ebu Hanife (pjesa e parë) Udha e Besimtarëve
- Pinë nga uji i Zemzemit dhe u bënë oqeane (në dije) Udha e Besimtarëve