Imam Ibn Kajjim el Xheuzije (v. 751H) përshkruan personat që i pengojnë të tjerët nga marrja e dijes fetare duke thënë:
“Zëvendësit e Iblisit në tokë janë ata janë që zbrapsin të tjerët (që ja u bëjnë mbrapsht i pengojnë të tjerët) nga kërkimi i diturisë dhe kuptimi i fesë.”
Vazhdon Ibn Kajimi përshkrimin e tij duke thënë:
“Të tillët janë më të dëmshëm se shejtanët e xhindëve, sepse i pengojnë zemrat nga udhëzimi i Allahut dhe nga rruga e Tij.”
Miftah Dar es Sea’adeh (1/456)
Në kohën tonë, njerëzit që mbjellin te të tjerët shpirtin e pesimizmit janë të shumtë;
Ka nga ata që i zbrapsin të tjerët nga kërkimi i dijes fetare duke përmendur lloj lloj arsyesh të kota:
Pse po mëson këtë gjë kur ti nuk di diçka tjetër.
Pse mëson Kuran përmendësh kur ti nuk ia di kuptimet, apo kur ti nuk di arabisht.
Pse mëson hadithe kur nuk ke mbaruar Kuranin.
Pse mëson Kuranin kur nuk ke mbaru aq apo kaq libra këtë apo fushë.
Pse mëson fikh kur nuk di mirë gramatikën e ghuhës arabe.
Pse po studion këtë, ndërkohë që nuk ke studjuar para saj atë.
Shumë nga këta persona:
Më parë, kur të shihnin që nuk mësoje asgjë nga feja, kur të shihnin thuajse në nivelin e analfabetit rreth çështjeve të fesë nuk u bënte fare përshtypje!
Ndërsa tani që ti ke hedhur hapat e parë drejt diçkaje, sado modeste qoftë tani po shfaqen si këshillues të mëdhenj!
Kjo për shkak se të tillët nuk duan që dikush të jetë më lart se ta, duan të shohin edhe ty të paditur sikurse edhe vet janë të tillë.
Presin dështimin tënd, sikurse edhe vet janë të dështuar.
Ka nga ata që bëhen shkak që të tjerët mos të kryejnë vepra të mira.
Dikush i thotë tjetrit: Mos i fal sunetet, se nuk janë obligim!
Një tjetër thotë: bëje këtë vepër, sepse është mekruh, e jo haram!
Mos e bëj këtë vepër se nuk është vaxhib!
Madje ka edhe nga ata që ja u bëjnë mbrapsht të tjerëve çdo punë, çdo biznes apo çdo hap përpara që dikush mendon të hedh.
Ndaj shih se me kë shoqërohesh,
Shih se kujt i tregon planet e tua,
Kujt ja tregon ëndrrat e tua.
Mos ja trego ato dikujt që nuk e di se çfarë është motivimi.
Mos ja trego ato dikujt që është i privuar nga shumë mirësi dhe me dashje apo padashje ta bën ty mbapsht të mirën, qoftë ajo në lidhje me kërkimin e dijes, qoftë ajo në lidhje me veprat e mira apo edhe në lidhje më punën tënde, biznesin apo angazhimet e tua në jetë!
Dosje: #Zëvendësit e Iblisit, Dija
Të Ngjashme
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kuptimi i sinqeritetit te selefët Dr. Behar Hyseni
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Shoqëria e mirë Dr. Behar Hyseni