Pyetja: Në spital, një njeri vuan nga anemia, dhe spitali kërkon për të gjak, ndërkohë që ne e dimë se gjaku është i pisët. Në këtë rast a i lejohet një njeriu që të dhurojë gjak për këtë të sëmurë apo nuk i lejohet?
Përgjigjja: Origjina tek mjekimi është që të bëhet me gjëra të lejuara, por në qoftë se pacienti nuk ka asnjë mënyrë për tu forcuar e për tu kuruar vetëm se me gjakun e një tjetri ndërkohë që kjo mënyrë bëhet e vetmja që e shpëton atë nga sëmundja dhe dobësia ndërsa të zotët e kësaj shkence e pohojnë bindshëm se kjo i bën dobi atëherë nuk ka asgjë që ai të kurohet në këtë mënyrë e të shpëtojë nga sëmundja dhe dobësia e tij me gjakun e një tjetri kjo bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar që thotë:
“Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” [Bekare;173].
“Ai tashmë jua ka shpjeguar ç’është e ndaluar, përveçse kur jeni në shtrëngesë?!”
Paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin familjen dhe shokët e tij.” [Enam; 119].
Abdul Aziz bin Baz
Abdurezak Afifi
Abdullah bin Gudejan.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen