Lëvdatat i takojnë Allahut, Atë e falenderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej të këqijave të veteve tona dhe prej punëve tona të liga. Atë që e udhëzon Allahu askush nuk mund ta humbasë dhe atë që Ai e humbet askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut të Vetëm dhe pa ortak dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Homoseksualiteti është kryerja e marrëdhënieve seksuale mes personave të së njëjtës gjini, kur janë mes dy meshkujsh quhen pederasti dhe kur janë mes dy femrash quhen lezbizëm. Kohët e fundit prirje të tilla kanë filluar të shfaqen edhe në vendin tonë, bile janë formuar edhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të tyre prandaj dhe e shohim të nevojshme të hedhim pak dritë mbi këtë çështje, bazuar në fjalët e Allahut dhe të Profetit të tij.
Përkufizimi gjuhësor i homoseksualitetit
Në gjuhën arabe kjo vepër quhet “Liuat”, që do të thotë: punë e popullit të Profetit Lut – paqja qoftë mbi të . Pra, është lidhur ngushtë me një histori të vjetër të një populli të lashtë, që Allahu i Madhëruar e ka përmendur në Kuran si popull, tek të cilët u shfaq për herë të parë në historinë e njerëzimit kjo vepër e shëmtuar.
Historia e popullit të Lutit – paqja qoftë mbi të
Allahu i Madhëruar tregon se Ibrahimi – paqja qoftë mbi të , pas thirrjes për në besimin e pastër – larg idhujtarisë – që i bëri popullit të tij në ‘Harran’ dhe refuzimit të saj nga populli i Harranit, emigron bashkë me Sarën (gruan e tij) dhe Lutin (birin e vëllait të tij) për në Palestinë – pjesë e Shamit. Ibrahimi – paqja qoftë mbi të – bashkë me Lutin – paqja qoftë mbi të – dhe Sarën vendosen në qytetin Hebron, që sot mban emrin e tij ‘El-Khalil’ – që do të thotë qyteti i të dashurit të Allahut – 35 km në jug të xhamisë së begatë të Aksasë, në Al-Kuds (Jerusalem). Më pas kur shfaqet pederastia në popullin e Sedumit Allahu i Madhëruar e dërgon Lutin – paqja qoftë mbi të – në këtë vend që tu përcjellë atyre mesazhin e Allahut dhe qortimin e Tij për atë vepër të ndyrë, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Përkujto kur vëllai i tyre, Luti u tha: ‘A nuk i frikësoheni (Allahut)?! Vërtet që unë jam i Dërguar i besueshëm te ju. Prandaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!” (Esh-Shuara: 161-163) Në një ajet tjetër qortimi i tij qartësohet më mirë: “(Kujto) edhe Lutin, kur iu drejtua popullit të tij: ‘A po bëni të shëmtuarën, vepër që askush para jush nuk e ka vepruar kurrë në gjithë Alemin (ndër njerëz e xhinde). Ju shkoni me burra duke lënë gratë. Jo, ju jeni popull që i keni kaluar kufijtë’” (El-Earaf: 80-81) Dhe në një ajet tjetër tregohet se u ka thënë: “Si shkoni me meshkujt dhe lini gratë të cilat i ka krijuar Allahu për ju?! Jo, ju i keni kaluar kufijtë!” (Esh-Shuara: 165-166)
Populli i Sedumit – sikurse njoftojnë historianët – përveç kësaj poshtërsie morale kishin edhe poshtërsi të tjera si: idhujtaria dhe grabitja e udhëtarëve. Çka do të thotë se shfrenimi i tyre vinte si rezultat i shfrenimit në besim, sepse në një shoqëri që njeh besimin dhe rregullat e Allahut, nuk mund të ndodhin të tilla gjëra. Luti – paqja qoftë mbi të – e qortoi dhe e këshilloi popullin e tij pa u lodhur, derisa ata e kërcënuan për ta dëbuar nga ai vend. Atëherë ai i drejtohet Allahut të Madhëruar me lutje që t’i dënojë ata dhe ta shpëtojë atë dhe familjen e tij. Siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Ata i thanë: ‘Nëse nuk ndalon o Lut, do t’ju dëbojmë.’ Ai ju tha: ‘Unë këtë punën tuaj e urrej. O Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time prej punëve të tyre’” (Esh-Shuara: 167-169)
Allahu i Madhëruar e dëgjon lutjen e Lutit – paqja qoftë mbi të – dhe nisi melaiket (engjëjt) të cilët erdhën te Luti në pamjen e djelmoshave të rinj. Ai i merr ata për miq dhe frikësohet shumë për ta prej popullit të tij, se mos e turpërojnë me miqtë e tij. Siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Kur i erdhën të dërguarit tanë Lutit, ai u mërzit, u frikësua dhe tha: Kjo është ditë e vështirë” (Hud: 77) Lajmi i ardhjes së disa djemve të rinj si miq te Luti – paqja qoftë mbi të – përhapet te njerëzit -mendohet se këtë lajm e ka përhapur gruaja e Lutit – paqja qoftë mbi të – e cila nuk ishte në një besim me të, prandaj dhe ajo do të dënohet me atë popull siç do të vijë më poshtë. Dhe kështu, ata të gëzuar për këtë gjë vijnë te Luti – paqja qoftë mbi të – për të bërë punët e tyre të ndyra me ta. Luti – paqja qoftë mbi të – për të mbrojtur miqtë e tij hyn në debat me ta, mirëpo melaiket e qetësojnë duke i treguar se kush janë dhe pse kanë ardhur siç thotë Allahu në Kuran: “Ata (melaiket) i thonë: ‘Ne jemi të dërguarit e Allahut dhe ata nuk do të arrijnë dot tek ti, prandaj shpejto që më natë (për tu larguar) ti dhe familja jote, dhe askush të mos e kthejë kokën mbrapa, me përjashtim të gruas tënde, atë ka për ta gjetur ajo (e keqja) që do t’i gjejë ata. Ju keni afat deri në agim dhe agimi nuk është larg’”(Hud: 81)
Melaiket (engjëjt) pasi e qetësojnë Lutin dhe i përcjellin atij mesazhin e Allahut, dalin, ua verbojnë sytë njerëzve dhe largohen. Siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Ata u munduan të bëjnë ndyrësi me miqtë e tij, por ne ua verbuam sytë. Pra, shijojeni dënimin dhe paralajmërimet e Mia” (Kamer: 37) Luti – paqja qoftë mbi të – largohet bashkë me familjen e tij para se të gdhij dhe kur lind dielli, atyre u vjen dënimi i Zotit, i cili shkatërroi gjithçka. Siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Ata i kapi krisma sapo lindi dielli, vendin ua kthyem përmbys dhe u lëshuam shi gurësh të fortë. Në këtë ngjarje ka mësime për ata që mendojnë” (Hixhr: 73-75)
Ibn Kethiri historiani i madh i Islamit – Allahu e mëshiroftë – në përfundim të kësaj historie thotë: “Allahu i Madhëruar e bëri atë vend det të shkretë, ku s’ka dobi as prej ujit të tij dhe as prej tokave që janë përreth, për shkak të llojit të keq të saj, dhe e bëri atë popull shembull për të tjerët dhe tregues së fuqisë së Allahut, madhështisë dhe ngadhënjimit të Tij kundër kundërshtarëve dhe përgënjeshtruesve të Profetëve”.
Pederastia në fjalët e Profetit Muhammed – paqja qoftë mbi të.
Profeti – paqja qoftë mbi të – thotë: “Katër lloje njerëzish ngrysen duke qenë Allahu i zëmëruar me ta, gdhijnë duke qenë Allahu i zemëruar me ta: Ata burra që duan tu ngjasojnë grave, ato gra që duan tu ngjasojnë burrave, ai që kryen marrëdhënie intime me një kafshë dhe ata që bëjnë punën e popullit të Lutit” E transmeton Said bin Mensur.
Ibn Abbasi – radiallahu anhu – tregon se Profeti – paqja qoftë mbi të – ka thënë: “I mallkuar është ai që shanë babanë e tij, i mallkuar është ai që shanë nënën e tij, i mallkuar është ai që bën kurban për dikë tjetër veç Allahut, i mallkuar është ai që ndryshon kufijtë e tokave, i mallkuar është ai që ia humb rrugën një të verbri, i mallkuar është ai që bën kontakte me kafshët dhe i mallkuar është ai që bën si populli i Lutit” E transmeton Hakimi dhe e saktëson sheikh Albani.
A është pederastia ves i lindur apo i fituar?
Shumë njerëz mundohen ta trajtojnë pederastinë si ves të lindur të atyre njerëzve që anojnë nga ajo, sidomos ata aktivistë që kërkojnë të drejtat e pederastëve bazuar në luftën kundër diskriminimit. Allahu i Madhëruar njofton se çdo gjallesë e kësaj bote është e krijuar çift siç thuhet në Librin e Allahut: “Çdo gjë e kemi krijuar çift që ju të përkujtoheni!” (Dharijat: 49) Edhe njeriu si gjallesë e kësaj bote të krijuar është çift, gjë të cilën Allahu i Madhëruar e ka quajtur mrekulli të Tij: “Dhe prej mrekullive të Tij është se Ne ju kemi krijuar nga lloji juaj bashkëshorte, që të preheni tek ato dhe kemi bërë mes jush dashuri dhe mëshirë. Në këtë gjë ka mrekulli për ata që meditojnë” (Er-Rum: 21) Pra siç shihet, nuk ka vend në krijimin e Allahut gjinia e tretë, krijimi i Allahut është: ose mashkull i krijuar me funksionet e mashkullit, ose femër e krijuar me funksionet e femrës, çka do të thotë se pederastia është ves i fituar dhe jo i lindur.
Këtë lloj argumentimi e përdori edhe Luti – paqja qoftë mbi të – siç u pa më lart kur iu drejtua popullit të tij: “Si shkoni me meshkujt dhe lini gratë të cilat i ka krijuar Allahu për ju?! Jo, ju i keni kaluar kufijtë.” Ky ves mund të fitohet tek njerëzit që nuk njohin ligjet e Allahut, sepse duke u larguar nga Allahu bien viktimë e shejtanit, deri në atë pikë sa të ndryshojnë edhe natyrën e tyre. Allahu i Madhëruar na ka njoftuar për këtë gjë në Librin e tij kur thotë: “Atë (shejtanin) e mallkoi Allahu. Ai tha: ‘Patjetër do të marr një pjesë prej robërve të tu dhe do t’i humbas, do tu premtoj atyre të mira mashtruese, do t’i urdhëroj ata që ti presin veshët e bagëtive dhe do t’i urdhëroj ata që ta ndryshojnë krijimin e Allahut.’ Kush e merr shejtanin për mik duke lënë Allahun, është shkatërruar me një shkatërrim të qartë. Ai ju premton dhe ju jep shpresa, por shejtani nuk premton veçse mashtrime. Të tillët vendstrehim kanë Xhehenemin dhe nuk ka për ta vend tjetër” (En-Nisa: 118-121)
Dikush mund të pyesë: Përse në jetën e përditshme shohim disa njerëz që janë meshkuj por që kanë cilësi grash, apo gra që kanë cilësi burrash, bile nganjëherë edhe pamja e tyre të mashtron?
Këta lloj njerëzish njihen në legjislacionin islam si “El-Khuntha”, por nuk përbëjnë specie në vete sepse janë çrregullime, sikurse ka çrregullime edhe në gjëra të tjera veç gjinisë. Në legjislacionin islam “El-Khuntha” është dy llojesh:
Lloji i parë: El-Khuntha me organe gjinore të dallueshme, ose mashkullore, ose femërore por ka çrregullime nga ana morale dhe pamja, ose nga njëra prej tyre. Atëherë ky lloj pa asnjë kundërshtim mes dijetarëve i përket asaj gjinie që kanë organet e tij gjinore dhe në asnjë mënyrë nuk mund të kalojë në gjininë tjetër.
Lloji i dytë: El-Khuntha që nuk i dallohen organet gjinore atëherë ky njeri nuk bën të martohet sipas mendimit të shumicës së dijetarëve. Në kohët e sotme me përparimin e mjekësisë mundet të bëhen edhe ndërhyrje kirurgjike për t’i dhënë atij gjininë nga e cila anon më tepër, sidomos kur defektet janë të vogla dhe mund të bëhet: ose mashkull i vërtetë ose femër e vërtetë.
Shkaqet e pederastisë.
Allahu i Madhëruar kur ndalon një punë ndalon edhe çdo gjë që të çon tek e ndaluara, dhe kjo është prej veçorive që i dallojnë ligjet e Allahut nga ligjet e vendosura nga njerëzit. Prandaj dhe Allahu i Madhëruar për të ndaluar ndryshimin e natyrës së krijuar të njeriut, ka ndaluar nga disa gjëra, prej tyre:
1- Fëmijët, kur arrijnë të dallojnë (mes gjërave të dëmshme dhe të dobishme), nuk duhet të flenë në krevate të përbashkëta edhe pse nuk kanë arritur moshën e pjekurisë. Abdullah bin Amr bin El-As radiallahu anhu, tregon se Profeti – paqja qoftë mbi të – ka thënë: “Urdhërojini fëmijët tuaj për namaz kur të jenë shtatë vjeç dhe rrihini ata për namaz kur të jenë dhjetë vjeç dhe ndani mes tyre në vendet e gjumit” E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani.
2- Të qëndruarit me fëmijët e njomë kur ngjallin epsh. Nuk ka ardhur gjë nga Profeti – paqja qoftë mbi të – në këtë çështje por të parët e umetit tonë (selefët, muslimanët e parë) nuk e pëlqenin këtë gjë, çka do të thotë që është me bazë në fe. Ibn El-Xheuzi – Allahu e mëshiroftë thoshte: ‘Të parët e këtij umeti thoshin për fëmijët e njomë se janë sprovë më e madhe sesa sprova e vashave të njoma.’ Sheikhu-ul-Islam Ibn Tejmije – Allahu e mëshiroftë – thoshte: ‘Kush e lejon qëndrimin me ta kur ngjallin epsh, ka dalë nga feja e Allahut pa asnjë kundërshtim mes dijetarëve.’
3- Është e ndaluar në Islam të shohësh te aureti i tjetrit (pjesët e turpshme). Ebu Said el Khudri – radiallahu anhu – tregon se Profeti – paqja qoftë mbi të – ka thënë: “Të mos shohë burri te aureti i burrit dhe as gruaja te aureti i gruas”. E transmeton Muslimi. Nuk përjashtohet nga ky ndalim veçse mjeku besnik kur është e nevojshme, siç thotë imam El-Begauij: ‘Nëse dikush ka një sëmundje në auret, i lejohet mjekut besnik ta kontrollojë siç bëhet në rastin e synetllëkut (rrethprerja)’.
4- Është e ndaluar në Islam të flenë dy veta në një vend poshtë një mbulese. Ebu Said el Khudri – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – tregon se Profeti – paqja qoftë mbi të – ka thënë: “Të mos futet burri me një burrë tjetër poshtë një mbulese dhe as gruaja me një grua tjetër poshtë një mbulese” E transmeton Muslimi.
5- Ndalohen kontaktet me gratë nga mbrapa. Khuzejme bin Thabit radiallahu anhu, thotë se Profeti – paqja qoftë mbi të – ka thënë: “Allahu nuk ka turp nga e vërteta. Mos shkoni me gratë në prapanicat e tyre!” E transmeton imam Amedi, Termidhiu, Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani.
Ndalimin e Profetit – paqja qoftë mbi të – për këtë gjë e kanë transmetuar gjithashtu: Ebu Hurejra, Xhabir bin Abdilah dhe Ali bin Talk radiallahu anhum. Abdullah bin Amr bin El-As tregon se Profeti – paqja qoftë mbi të – ka thënë: “Shkuarja me gratë në prapanicat e tyre është pederastia e vogël (punë që të çon te pederastia e madhe)” Etransmeton imam Ahmedi dhe e saktëson sheikh Albani.
Kur është pyetur Tausi (dijetar në kohën e tabiinëve i vdekur në vitin 106 H) për kontaktet me gratë nga mbrapa, ka thënë: “Ato janë mohim (kufr). E dini me se e ka filluar populli i Lutit – paqja qoftë mbi të – vesin e tyre? E bënë këtë gjë me gratë pastaj burra me burra”.
6- Nuk lejohet puthja dhe as prekjet në ato pjesë të trupit që ngjallin epsh. Puthjet me epsh janë vetëm për bashkëshortet dhe në çdo pjesë e trupit të tyre është e lejuar puthja, ndërsa për të tjerët puthjet nuk duhet të jenë në ato pjesë të trupit që ngjallin epsh, si goja apo pjesë të tjera delikate të trupit.
Profeti – paqja qoftë mbi të – kur puthej me njerëzit – edhe pse nuk ka qenë adet (zakon) i përhershëm i tij – i puthte ata në ballë, mes dy syve.
a- Puthja e burrit me burrë dhe përqafimi. Profeti – paqja qoftë mbi të – kur takohej me burrat u jepte dorën dhe nuk puthej me ta e as përqafohej, veçse në raste të rralla pas një mungese të gjatë takimi. Enes bin Maliku radiallahu anhu tregon se një burrë e pyeti Profetin – paqja qoftë mbi të: “Kur dikush prej nesh takohet me shokun e tij, t’i përulet? Ai i tha: ‘Jo.’ Burri pyeti përsëri: ‘Ta përqafojë dhe ta puthë?’ Ai i tha: ‘Jo’. Burri pyeti përsëri: ‘T’ia japë dorën?’ Ai i tha: ‘Po.’” E transmeton Termidhiu dhe e saktëson sheikh Albani.
Përjashtimi i mungesës së gjatë është marrë nga takimi i Profetit – paqja qoftë mbi të – me Xhafer bin Ebi Talibin siç thotë Ebu Xhuhajfe radiallahu anhu: “Kur u kthye Xhaferi nga emigrimi i tij në Etiopi, e priti atë Profeti – paqja qoftë mbi të , e përqafoi dhe e puthi në ballë mes dy syve” E transmeton Taberani dhe e saktëson sheikh Albani.
b- Puthja e burrit me femra që nuk i lejohet martesa me to si: bijat, motrat, tezet, hallat etj. Aisha radiallahu anha tregon se: “Fatimja radiallahu anha (bija e Profetit – paqja qoftë mbi të) kur vinte te Profeti – paqja qoftë mbi të, ai ngrihej për ta pritur, e puthte dhe e ulte atë pranë vetes.” E transmeton Buhariu.
Is’hak bin Rahaueih thotë: ‘Nuk duhet bërë kjo gjë asnjëherë në gojë por në ballë ose në kokë.’
7- Vonimi i martesave. Profeti – paqja qoftë mbi të – i ka këshilluar të rinjtë të martohen herët, siç tregon Abdullah bin Mes’ud radiallahu anhu se Profeti – paqja qoftë mbi të – ka thënë: “O ju të rinj, kush ka mundësi për tu martuar prej jush le të martohet, sepse ajo është perde për sytë dhe mburojë për auretin dhe kush nuk ka mundësi për të, le të agjërojë se agjërimi është prerje (e epshit).”
Domethënia e kësaj fjale është: Bëje njeriun të preokupohet me hallall që të mos preokupohet me haram, sepe kush nuk i gjen një strehë ndjenjave të tij në hallall, do të mundohet t’ia gjejë atë në haram, ose me femra jashtë kurore, ose me meshkuj duke dalë fare nga natyra njerëzore.
Nëse do të ruhen këto rregulla të Allahut në mesin e njerëzve, nuk do të ishte më problem pederastia, sepse 99 % e rasteve të saj vijnë nga mos-ruajtja e këtyre rregullave, dhe nuk mbeten veçse rastet me çrregullime të lindura dhe ato mund të vihen nën kontroll. Dhe nuk na mbetet tjetër veçse të themi se njerëzimi nuk do të ndihet i lumtur derisa të zbatohen ligjet e Allahut në tokë, siç thotë Vetë Allahu në Kuran: “A mos duan ligjet e injorancës?! E ku ka ligje më të mira se të Allahut për një popull që dinë të dallojnë” (El-Maide: 50)
Dënimi i pederastëve.
Kush qorton është i pafajshëm kur dënon. Pak më lart treguam historinë e Lutit – paqja qoftë mbi të – se Allahu para se të dënonte popullin e tij, e qortoi dhe këshilloi dhe kur qortimi nuk u bëri dobi atëherë i dënoi. Mbi këtë bazë është ndërtuar çdo dënim në Islam: Allahu i Madhëruar ka qortuar në Librin e Tij, Profeti – paqja qoftë mbi të – po ashtu ka qortuar duke sqaruar çdo gjë që e do Allahu dhe atë që nuk e do, dhe dijetarët po ashtu kanë qortuar duke i përcjellë mësimet e Allahut dhe të Profetit të Tij te njerëzit, atëherë kush nuk përgjigjet e meriton të dënohet.
Ibn Abasi radiallahu anhu, tregon se Profeti – paqja qoftë mbi të – ka thënë: “Këdo që gjeni duke bërë punën e popullit të Lutit vriteni si atë që e bën dhe atë që i bëhet” E transmeton Termidhiu, Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani.
Ebu Hurejra radiallahu anhu, tregon se Profeti – paqja qoftë mbi të – ka thënë për ata që bëjnë punën e popullit të Lutit – paqja qoftë mbi të : “Gjuajini me gurë që të dy: atë që është lart dhe atë që është poshtë” E transmeton Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani. Ky dënim i përshtatet kësaj punë të keqe që bie në kundërshtim me natyrën e krijimit.
Koha e paturpësisë.
Sot jetojmë në kohën e paturpësisë, askush nuk ka turp qoftë edhe të thotë fjalën më të shëmtuar, apo të bëjë veprën më të shëmtuar. Kur njerëzit ushqehen me mosbesim dhe mohim të ekzistencës së Allahut dhe të ligjeve të Tij, boshatiset njeriu nga turpi dhe ndërgjegjja. Profeti – paqja qoftë mbi të – thotë: “Prej fjalëve që kanë mbërritur te njerëzit prej profetësisë së hershme është: ‘Nëse nuk ke turp, bëj ç’të duash!’” E transmeton Buhariu.
Besimi me turpin kanë lidhje të ndërsjella me njëri-tjetrin, siç thotë Profeti – paqja qoftë mbi të : “Turpi dhe besimi janë bashkë, kur ikën njëri ikën edhe tjetri” E transmeton Hakimi dhe e saktëson sheikh Albani.
Arritja e njerëzve deri në këtë gradë, do të thotë afrim i Kohës së Fundit të dynjasë, siç thotë Profeti – paqja qoftë mbi të: “Pasha Atë që në dorën e Tij është shpirti i Muhamedit, nuk ka për të ardhur Dita e Kiametit derisa të përhapet fjalori i ndyrë” E transmeton Hakimi dhe e saktëson sheikh Albani.
Enesi radiallahu anhu tregon se Profeti – paqja qoftë mbi të – ka thënë: “Kur të shfaqen në umetin tim pesë gjëra, ata do të shkatërrohen: Kur të mallkojnë njëri-tjetrin, të pinë alkoolin, (burrat) të veshin mëndafshin, të marrin këngëtare për argëtim dhe të mjaftohen burrat me burrat dhe gratë me gratë” E transmeton Bejhakiu dhe e saktëson sheikh Albani.
Së fundi, i lutemi Allahut të Madhëruar të na ruajë ne dhe familjet tona nga ndyrësia, sepse ajo është shkatërrim në këtë botë dhe humbje e Ahiretit (Botës Tjetër)! Amin!
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve