Dallimi mes Kadasë dhe Kaderit

October 27, 2014

Dijetarët thonë se kaderi është ajo që është shkruar më parë në librin “Leuhul mahfudh” (Pllakat e ruajtura).
Në Kader bën pjesë:

1. Dija e Allahut.
2. Shkrimi i kësaj dije në “Leuhul Mahfudh” (Pllakat e ruajtura).
3. Engjëjt e marrin këtë prej “Leuhul mahfudh” dhe për këtë u jepet leje në natën e Kadrit. “Ne e zbritëm atë në një natë të begatë. Ne jemi paralajmërues (tërheqës vërejtje). Në të ndahet çdo çështje e urtë, urdhër prej Nesh…” | Duhan: 3-5. Pra çështja e urtë ndahet natën e Kadrit. Ndryshimi që ndodh nuk ka lidhje me dijen e Allahut, ndryshimi i ndodh asaj që ka shkruar engjëlli (sh.p.: kur njeriu ishte katër muajsh në barkun e nënës). Për këtë Allahu thotë në suren Er-Ra’d: “Allahu fshin çfarë të dojë dhe përforcon (çfarë të dojë), dhe tek Ai gjendet libri bazë (Leuhul mahfudh). Kështu që ndryshimi ndodh në ato që gjenden tek engjëlli dhe ato që gjenden në “Leuhul mahfudh” (dhe jo në dijen e Allahut).
4. Dhe besojmë se Allahu ka dëshirë e cila nuk ndalet para asgjëje.
Zbatimi i gjërave (që janë të shkruara) quhet Kada, ndërsa dija e mëparshme quhet Kader. Pra Kadaja është zbatimi i Kaderit, ndërsa Kader quhet dija e mëparshme e Allahut para se të ndodhte veprimi. Allahu e di më së miri!

 

Përktheu: Emin Bilali

https://www.facebook.com/video.php?v=1541116339438127

Dosje:

Loading...