“Më ka treguar vëllai im Ebul Hasen Ali bin Hasen el Etheri, se një herë shejkh Albanin e kishte ftuar njëri prej vëllezërve. Aty ishte ftuar edhe Aliu. Natën, kur do të shpërndaheshin, shejh Albani e pyet Aliun: A keni ndonjë makinë? Ai i përgjigjet: Jo, por do të na shpjerë vëllai ynë Ebu Lejla. – Shejhu ynë, Albani i tha: Jo! Do t’ju çoj unë – dhe nguli këmbë për këtë, duke refuzuar që t’i çonte dikush tjetër veç tij. Pastaj shejhu u kishte thënë: Ky është zekati i shikimit. – Pastaj vazhdoi: Këtë e kam mësuar nga babai im (Allahu e mëshiroftë). Një ditë erdhi tek babai një burrë për të ndrequr orën dhe kur e hapi për ta ndrequr, gjeti në të diçka të vogël, të cilën e largoi duke i fryrë dhe ora u rregullua. Klienti e pyeti për hakun punës, pra paratë që duhej t’i jepte për rregullimin e orës, por babai i tha: ‘Nuk ke për të dhënë asgjë, ky është zekati i shikimit.’
Qëllimi prej kësaj ndodhie është falënderimi i Allahut ndaj mirësisë së shikimit dhe kjo vepër e mirë konsiderohet prej falënderimit ndaj Allahut.”
Dr. Asim el Karjuti.
Përshtati: Fatjon Isufi.
Të Ngjashme
- Si nisi Orientalizmi: gjurmët e fshehta të misionit të Raymond Lull Udha e Besimtarëve
- Kur merimangat thurin rrjeta mbi Mus’haf Udha e Besimtarëve
- Kur do ta arrijmë përkushtimin e sahabëve në namazin e tyre? Udha e Besimtarëve
- Mësime nga Hendeku: Sinqeriteti dhe qëndrueshmëria e besimtarëve përballë hipokrizisë Udha e Besimtarëve
- Ofensiva e mongoleve në territoret muslimane Udha e Besimtarëve