Ku qëndron lumturia?

March 27, 2015

Shejh Sulejman er Ruhajli (Allahu e ruajttë!): Me të vërtetë që lumturia ekziston. Po pasha Allahun ajo ekziston.

Ajo (lumturia) është xheneti i dynjasë. Eshtë xheneti të cilin e kanë njohur selefët. Lumturia gjendet në përmbushjen e teuhidit (njësimit të Allahut). Realizimi i teuhidit është shkak për qetësinë e zemrës, sepse njeriu e lidh zemrën e tij me Allahun e Lartmadhëruar. Kështu që zemra gjen prehje.

Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e përzien me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.”

Ata të cilët besuan dhe e njësuan Allahun dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi d.m.th. me shirk (ortaktëri ndaj Zotit), sepse “shirku është padrejtësia më e madhe”.

pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.”

Kush është Ai që i bëri të ndjehen të sigurtë? Allahu.

Atë që Allahu e siguron kush mund ta frikësojë?

Zemra është e sigurtë, e qetë, e rehatuar dhe e lumtur me përmbushjen e teuhidit. Njeriu nuk mund ta arrijë lumturinë vetëm se me teuhid.

Lumturia gjendet në bërjen e veprave të mira bashkëngjitur me teuhidin e pastër e të kulluar. “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë)”. En Nahl, 97

Kush bën vepër të mirë” dhe vepra e mirë është ajo në të cilën plotësohen dy kushte:

1. Sinqeriteti për Allahun. Duke mos synuar me të (veprën e mirë) dynjanë, as syfaqësi dhe as famë.

2. Pasimi i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Pra, nuk përmban bidat.

Kush bën vepër të mirë” a është kjo specifike vetëm për burrat? Jo!

qoftë mashkull ose femër”, por me kusht “duke qenë besimtar” d.m.th. njësues.

Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë)”. Allahu e ka bërë shpërblimin e saj që njeriu të jetojë një jetë të mirë (në këtë botë).

Atij që Allahu ia bën jetën të mirë kush është ai që mund t’ia prishë? Kush është ai që mund ta prishë atë jetë që Allahu i Lartmadhëruar e ka begatuar dhe e ka bërë të mirë?

Lumturia gjendet tek devotshmëria ndaj Allahut. “E kush i frikësohet Allahut, atij Allahu i jep atij rrugëzgjidhje dhe e furnizon andej nga nuk e mendon”.

Ata që i frikësohen Allahut kanë rrugëdalje nga vështirësitë dhe ngushticat e jetës siç thotë Ibën Abasi radijAllahu anhuma “Ai ka rrugëdalje nga çdo vështirësi në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër dhe Allahu e furnizon andej nga ai nuk e mendon”.

Atij i vjen furnizimi i mirë dhe jeton në lumturi dhe zemra e tij është e qetë. Kjo është lumturia e vërtetë, ky është xheneti i dynjasë, kjo është ëmbëlsia e dynjasë, ky është shijimi i dynjasë për atë që e realizon devotshmërinë.

Allahu është më i Madhi, o ju vëllezër, Profeti sal-lAllahu aleji ue sel-lem ka thënë një fjalë të madhe. Ka thënë: “Kush e ka preokupim kryesor jetën e kësaj bote, Allahu do t’ia vendosë varfërinë mes dy syve dhe nuk do t’i vijë nga dynjaja veçse aq sa i është caktuar. E kush e ka preokupim kryesor botën tjetër Allahu ia bashkon çështjet dhe ia vendosë pasurinë në zemër, do t’ia bashkojë punët dhe do t’i vijë dynjaja duke qenë e përulur.”

Allahu Ekber!

Ai që përmbush teuhidin, vepron vepra të mira dhe bota tjetër është prokupimi i tij Allahu Lartësuar ia mbledh çështjet dhe zemra e tij është e qetë në dynja dhe pasurinë ia vendos në zemër e ai është i pasur dhe i qetë, ndërsa dynjaja i vjen e përulur. Nuk i ndalohet dynjaja, sepse rrizku i është shkruar njeriut dhe nuk i pakësohet dhe as shtohet, porse e përfshin atë begatia me bindje dhe mirësi.

Përktheu: Unejs Sheme

 

 

Loading...