Rruga e drejtë

April 19, 2015

Shejh Sulejman er Ruhajli, Allahu e ruajt, ka thënë: “O ju vëllezër të nderuar! Allahu e dërgoi Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me të gjitha të mirat. Prej gjërave me të cilat u dërgua i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është dhe rruga e drejtë. Allahu i Madhëruar thotë:

قُلْ إِنَّنِي هَدَانِي رَبِّي إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ دِيناً قِيَماً مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفاً وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

Thuaj: Me të vërtetë, Zoti im më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, fenë e pastër të Ibrahimit besimdrejtë i cili nuk ka qenë adhurues i idhujve.” | El Enam: 161 |

I Madhëruari thotë:

وَهَذَا صِرَاطُ رَبِّكَ مُسْتَقِيماً قَدْ فَصَّلْنَا الْآياتِ لِقَوْمٍ يَذَّكَّرُونَ

Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. Ne ua kemi shpjeguar shpalljet Tona njerëzve që ua vënë veshin.” | El Enam: 126 |

I Madhëruari thotë:

وَإِنَّكَ لَتَدْعُوهُمْ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ

Me të vërtetë ti i fton ata në rrugën e drejtë.” | El Muminun: 73 |

I Madhëruari thotë:

فَاسْتَمْسِكْ بِالَّذِي أُوحِيَ إِلَيْكَ إِنَّكَ عَلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ

Andaj, përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse në të vërtetë ti je në rrugën e drejtë.” | Ez Zuhruf: 43 |

Muslimani është i urdhëruar që ta lus Allahu e Lartësuar disa herë në ditë që Ai ta udhëzojë atë nërrugën e drejtë. Ai është urdhëruar të lexojë suren El Fatiha në çdo rekat të namazit të tij, e në këtë sure është dhe ajeti:

اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ

Udhëzona në rrugën e drejtë!” | El Fatiha: 6 |

 

Shkëputur nga ligjërata me titull: “Inhirafu shebab esbabu ue uesailu ilaxhihi”.

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...