Nga Amr ibën Shuajb, ky nga babai i tij, ky nga gjyshi i tij përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush merret me mjekësi (me shërimin e njerëzve) pa pasur dije për mjekësinë, ai është garantues (mban përgjegjësi).” Transmeton Ebu Daudi dhe Nesaij.
Hadith i mirë. Transmeton Ebu Daudi në kapitullin “Shpagimi i vrasjes”, tema: “Ai që merret me shërime pa pasur dije” 4586. E ka konsideruar hadithin të mirë shejh Albani në librin “Es Sahihah” 228/2.
Ky hadith tregon me shprehjen dhe përmbajtjen e tij se nuk lejohet për askënd që të merret me ndonjë zanat apo profesion nëse nuk e njeh mirë atë, pa marrë parasysh a është mjekësi apo diçka tjetër. Ai që guxon dhe i hyn kësaj pune ai është gjynahqar, dhe pasojat e punës së tij nëse vdes apo dëmtohet dikush në gjymtyrë (apo organ), apo të ngjashme me të (prishet pasuria), ai mban përgjegjësi për këtë. Pasuria që ka marrë në këmbim të shërbimit apo të ushtrimit të atij zanati që ai nuk e njeh mirë i kthehet atij që i ka shpenzuar, sepse ai (pacienti apo kërkuesi i atij shërbimi) nuk e ka shpenzuar atë pasuri veçse duke menduar se ky është i aftë në zanatin që bën.
Kjo gjë hyn tek mashtrimi, dhe: “Kush na mashtron nuk është prej nesh.”
Shejh AbduRrahman es Sa’dij në librin “Behxhetu kulubil ebrar”, hadithi nr. 54.
Po ata që merren me gjasme dhënien e fetvave, përhapjen e Islamit dhe mbrojtjen e Sunetit (siç pretendojnë) me injorancë, çfarë gjykimi kanë?
Përgjigja është tek ju të nderuar. Nuk kemi ç’të themi tjetër veç asaj që tha profeti i Allahut, Musa alejhi selam: “Tha: I kërkoj mbrojtje Allahut që të jem prej injorantëve.” | Suretu Bekare: 67.
Dosje: Duaja
Të Ngjashme
- A është e vërtetë se shejhul Islam Ibn Tejmije lejon festimin e mevludit? Udha e Besimtarëve
- Vlera e fjalës “nuk e di” në metodologjinë e dijes islame Meshhur Hasen
- Reflektim rreth ngjarjeve që ndodhin në vendet Islame Udha e Besimtarëve
- Kush vdes pa i bërë Allahut ortak askënd, hyn në xhenet Udha e Besimtarëve
- Tregimi i Temim ed-Darit për El Xhesasen dhe Mesihu Dexhalin Udha e Besimtarëve