Pyetje: A konsiderohet dëshmorë (shehid) ai musliman që vritet në luftë kundër drogës, sidomos kur has në strehën e atyre që e tregtojnë atë?
Si dhe, çfarë gjykimi ka ai person i cili tregon dhe jep informacion për të ndihmuar strukturat përkatëse që të arrijnë gjetjen e strehës së tyre (tregtarëve të drogës)?
Përgjigje: Lëvdatat i takojnë vetëm Allahut!
Nuk ka dyshim se lufta kundër drogës është prej luftrave më të mëdha që kryhet për hirë të Allahut dhe prej obligimeve më madhore është dhe bashkëpunimi me strukturat përkatëse që janë ngritur në kuadër të luftës ndaj drogës.
E themi këtë, sepse lufta ndaj drogës është në dobi të të gjithëve dhe se përhapja apo reklamimi i saj është në dëm të të gjithëve.
Ndaj, ai që vritet duke e luftuar këtë të keqe dhe ka qëllim të sinqertë në luftën që bën, atëherë ky konsiderohet prej dëshmorëve.
Ndërsa ai i cili ndihmon në zbulimin e strehës së tyre, duke njoftuar strukturat përkatëse, ai është i shpërblyer për atë që bën dhe konsiderohet luftëtar në rrugën e drejtë. Ai po punon në të mirë të muslimanëve dhe në mbrojtje të tyre nga një lëndë që i dëmton ata.
I lutemi Allahut që ata të cilët merren me gjëra të tilla (drogën) të udhëzohen nga kjo fatkeqësi dhe t’i kthejë ata në logjikën e drejtë,si dhe t’i mbrojë nga e keqja që ata i bëjnë vetes dhe ti ruajë nga kurthet e shejtanit.
Si dhe tu japë sukses atyre qe e luftojnë këtë gjë dhe të jetë ndihmës për ta në obligimin që ata kryejnë, të jetë në ndihmën e tyre kundra partisë së shejtanit. Vërtetë Allahu është Ai prej të Cilit kërkohet më e mira.
[Mexhmu Fetava Ibn Baz: 4/410].
Përktheu Ylli Rama
Dosje: Droga
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen