Koncepti i barazisë mes burrit dhe gruas në legjislacionin Islam
Barazia mes burrit dhe gruas nuk është përmendur në Kuran dhe as në sunet, por urdhri në Kuran dhe synet ka ardhur për drejtësinë.
Allahu i Madhëruar thotë: (Allahu urdhëron për drejtësi, mirësi dhe dhënie të afërmve). Ndërsa Profeti alejhi selam ka thënë: Frikësojuni Allahut dhe mbani drejtësi mes fëmijëve tuaj. Po ashtu ka thënë: Kush ka dy gra dhe anon nga njëra, vjen ditën e kiametit me anë të mënjanuar.
Çdo njeri që kupton domethënien e fjalëve, nuk dyshon se mes fjalës drejtësi dhe barazi ka shumë ndryshim, sepse barazi do të thotë barazim mes gjërave të ndryshme, gjë që është në kundërshtim me mendjen e shëndoshë dhe transmetimet, në ndryshim me fjalën drejtësi që do të thotë ti japësh çdokujt atë që meriton dhe të vësh secilin në pozicionin që i takon. Kjo është në përputhje me logjikën dhe transmetimet. Në këtë këndvështrim nuk ekziston në Kuran dhe as në sunet urdhër për barazi mes burrit dhe gruas, por ka urdhër për drejtësi siç e thashë.
Ajo që dua unë prej publicistëve dhe intelektualëve është që të shprehen me fjalën drejtësi, në vend të fjalës barazi për shkak të përgjithësimit, ndërfutjes dhe pështjellimit që kjo fjalë. D.m.th në kundërshtim me drejtësinë që është fjalë e qartë dhe e kuptuar që domethënien e ka: ti jepet çdokujt e drejta e vet.
Po të studiosh Kuranin do vësh re se e mohon barazimin (Nuk barazohet prej jush ai që ka dhënë lëmoshë para çlirimit dhe ka luftuar), (nuk barazohen të ndenjurit nga besimtarët përveç të justifikuarve dhe luftëtarëve në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten e tyre), (Thuaj, a barazohet i verbri me atë që shikon), (Thuaj a barazohet i verbri me atë që shikon, apo a barazohet errësira me dritën), apo ajete të shumta të ngjashme që shprehin mohimin e barazisë dhe jo pohimin e saj.
Unë nuk di argument në Kuran e as në sunet që të urdhërojë për barazi. Kështu pra drejtësi është ti jepen gruas detyra dhe profesione që i përshtaten asaj dhe ti jepen burrit detyra dhe profesione që i përshtaten atij.
Ndërsa pjesëmarrja e burrit dhe gruas në një punë me përzierje, fjalë dhe shikim e gjëra të ngjashme, nuk ka dyshim se është në kundërshtim me sheriatin islam, me librin e Allahut dhe sunetin e Profetit sala Allahu alejhi ue selam.
Allahu i Madhëruar në librin e Tij thotë: (Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos u zbukuroni si në injorancë) dhe thotë (Nëse kërkoni diçka prej tyre kërkojeni pas perdes, kështu është më pastër për zemrën tuaj dhe zemrën e tyre).
Dihet se nëse kjo është më e pastër për zemrat e nënave të besimtarëve, gratë e tjera janë më parësore të qëndrojnë larg nga ajo që ndot zemrat e tyre. Në bazë të kësaj themi se Kurani tregon se gruaja duhet të qëndrojë larg burrave, kurse në synet ka thënë profeti sala Allahu alejhi ue selam në lidhje me namazin: Safi (rreshti) më i mirë i burrave është i pari dhe më i keqi është i fundit dhe më i miri rresht i grave është i fundit dhe më i keqi është i pari. Të gjitha tekstet shërbejnë për të distancuar gratë nga burrat qoftë edhe në vendet e adhurimit.
Fetva e Ibën Uthejminit.
Përktheu Teuta Xeka.
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve