A lejohet ta vendosim Kuranin në tokë apo mbi sexhade?
Eshtë pyetur shejh Abdullah ibn Xhibrin (Allahu e mëshiroftë): Cfarë gjykimi ka të vendosësh Kur’anin në tokë apo në sexhade?
Përgjigje: Eshtë më mirë të vendoset në një vend të lartë në mënyrë që të plotësohet lartësimi i tij si në aspektin fizik dhe në atë kuptimor.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “i ngritur dhe i pastër”, ndaj nëse duhet ta vendosësh diku, vendose në një vend të ngritur edhe nëse është pak i ngritur.
Nëse nuk ke mundësi, atëherë lejohet ta vendosësh edhe në tokë mbi një shtrojë të pastër apo të ngjashme me të.
Kur’ani duhet të ruhet e të mos vendoset në një vend më të ulët apo në ndonjë vend që është i papastër apo mbi dhe, sepse kjo përmban përçmim ndaj tij. E nëse duhet ta vendosësh mbi ndonjë shtroje të pastër, atëherë nuk ka problem, duke u përpjekur që ta lartësosh atë si në aspektin fizik ashtu dhe kuptimor.
(Fatva Islame: 15/4).
Përktheu Ylli Rama
Të Ngjashme
- Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “Vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve
- Falja e dy rekateve të hyrjes në xhami afër kohës së ikametit Udha e Besimtarëve