Shëndeti i zemrës dhe sëmundja e saj ndikojnë në shëndetin e trupit dhe sëmundjen e tij

January 27, 2010

I dërguari i Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:

ألا وإن في الجسد مضغة إذا صلحت صلح الجسد كله وإذا فسدت فسد الجسد كله ألا وهي القلب

Me të vërtetë në trup ndodhet një copë mishi, nëse ajo përmisohet i gjithë trupi përmisohet e nëse ajo prishet i gjithë trupi shkatërrohet, ajo copë e mishit është zemra” transmeton imam Buhariu dhe Muslimi.

Në këtë hadith tregohet qartë se përmisimi i pjesëve të trupit dhe shkatërrimi i tyre është në varësi se çka ka në zemër, nëse zemra është e shëndoshë gjymtyrët e trupit përmisohen dhe si pasojë bëhen vepra të mira dhe largohesh nga të ndaluarat, por nëse zemra është e prishur edhe gjymtyrët e trupit shkatërrohen dhe si rrjedhojë pasohet me bërjen e gjynaheve në varësi se sa zemra e pason epshin. Zemra është mbreti i gjymtyrëve, kurse gjymtyrët janë ushtarë të saj vighilent që i binden asaj në atë që ajo i urdhëron si për mirë ashtu edhe për keq, nëse zemra është e devotshme atëhere edhe ushtarët e saj janë të devotshëm, e në të kundërt ushtarët e saj janë të shkatërruar.

Zemra nuk është e devotshme përderisa të ngulitet mirë në të njohja e Allahut, madhështia e Tij, dashuria e Tij, frikërespekti ndaj Tij, shpresa tek Ai, mbështetja e plotë tek Ai, Allahu i Lartësuar ka thënë:

يَوْمَ لا يَنْفَعُ مَالٌ وَلا بَنُونَ * إِلا مَنْ أَتَى اللهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ

Atë ditë nuk i bën dobi askujt pasuria e tij e as femijët e tij, veç atij që i ka ardhur Allahut me zemër të pastër” Suretu Shuara: 88-89.

Zemra e pastër është ajo zemër e cila ka shpëtuar nga çdo dyshim që bie në ndesh me të vërtetën dhe nga çdo epsh i ndaluar. Ajo zemër është e shpëtuar nga shirku, dyshimi, syefaqsia, smira, urrejtja, gjithsesi gjynahet që të gjitha e sëmurin zemrën e mund ta çojnë atë deri në vdekje, kurse përmendja e Allahut dhe bindja ndaj tij e gjallëron zemrën, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

أَلَا بِذِكْرِ اللَّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ

Zemrat nuk qetësohen vetëm se me përmendjen e Allahut” suretu Rra’d: 28.

Një poet ka thënë:

رأيت الذنوب تميت القلوب

وقد يورث الذل إدمانها

وترك الذنوب حياة القلوب

وخير لنفسك عصيانها

I pashë gjynahet që e vdisnin zemrën

Dhe se vazhdueshmëria në gjynahe sillnin poshtërim.

Lënia e gjynaheve është gjallëri për zemrën

Dhe është më mirë për veten tënde lënia e tyre.

E lusim Allahun e Madhërishëm që t’i përmisojë zemrat tona, o Ti që i ndryshon zemrat forcoje zemrën tonë në fenë Tënde, o Ti që i drejton zemrat drejtoji zemrat tonë në bindjen Tënde dhe bindjen e të dërguarit Tënd, Zoti ynë mos na i shtembëro zemrat tona pasi i udhëzove ato, dhe na dhuro neve nga mëshira Yte me të vërtetë Ti je Dhurues i madh.

Paqja dhe nderimet e Allahut qofsjin mbi të dërguarin e Tij, familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Shkëputur nga libri: “Sëmundjet e zemrës dhe shërimi i saj

të autorit: Abdullah ibn Xhar Allah ibn xharAllah.

Përktheu: Ylli Rama.

Loading...