Martesa me kohëzgjatje të paracaktuar (El Mut’a)
Transmetohet se Abdullah ibën Umeri ka thënë: “Kur Umer ibën Hatabin e caktuan prijës të besimtarëve, ai u mbajti njerëzve një ligjëratë, ku ndër të tjera tha: ‘I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na e lejoi martesën me kohëzgjatje të paracaktuar (el mut’a) për tre (vjet), pas kësaj ai e ndaloi atë. Betohem për Allahun, se nuk bën martesë mut’a ndonjëri nga ju, e duke qenë i martuar (muhsin), veçse do zbatoj ndaj tij ndëshkimin e kurvërisë, përveçse nëse ai vjen me katër dëshmitarë e të dëshmojnë se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e lejoi atë pasi e kishte ndaluar’.”[1]
El Mut’a është lidhja e martesës duke paracaktuar kohëzgjatjen e saj, një ditë, dy, tre…, kundrejt një pagese të përcaktuar paraprakisht të cilën burri ia jep gruas.
Duke u nisur nga argumenti i mësipërm, bëhet e qartë se për martesën e përkohshme zbatohet dënimi i përcaktuar për imoralitetin.
Transmeton Abdurrazaku në “El Musanef” se Selimi ka thënë: “Ibën Umerit i thanë se Ibën Abasi e konsideronte të lejuar martesën e përkohshme.” Ibën Umeri tha: “Nuk besoj se Ibën Abasi e ka thënë atë!” Thanë: “Po po, betohemi në Allahun që ai e lejon!” Tha: “Pasha Allahun, ai nuk do të guxonte ta thoshte këtë në kohën e Umerit, e sikur ai të ishte gjallë, do t’iu ndëshkonte për të. Unë nuk di që ajo të konsiderohet ndryshe, përveçse imoralitet.”[2]
Transmeton Said ibën Mensuri nga Hisham ibën Urve se babai i tij ndalonte rreptësisht nga martesa me kohë të paracaktuar. Ai thoshte: “Ajo lloj martese është kurvëri në plot kuptimin e fjalës!”[3]
Pas gjithë kësaj, shohim se si Rrafiditë (Shi’itët), e lejojnë martesën me kohëzgjatje të paracaktuar, e natyrisht që ata janë populli më gënjeshtar!
[1] E transmeton Ibën Maxhe në “Sunenin” e tij me nr. 1963. Shejhu ynë Mukbil el Uadi’i, në librin “El xhamiu es sahih”, Vëll.III, f. 131 e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen).
[2] “El Musanef” 14035. Është transmetim i saktë nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).
[3] Në “Es Sunen”, Vëll. I, f. 219. Shiko gjithashtu librin “Xhamiu ehkami en nisa’ë”, Vëll. III, f. 199-200, autori i të cilit është Mustafa el Advi.
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve