Pyetje drejtuar shejhut Zejd el Medkhalij: Allahu thotë: “Çdo gjë që është(ekziston) do zhduket dhe do ngelet vetëm fytyra e madhërishme e Zotit tënd,” (Rrahman26-27). Dikush thotë se ky ajet nuk ka për qëllim fytyrën por vetë qënien e Allahut, sepse është Allahu Ai që ngelet dhe jo vetëm fytyra e Tij. Kërkojmë nga shejhu i nderuar sqarimin e kësaj.
Përgjigje: Po, komentuesit e Kuranit rreth këtij ajeti e kanë komentuar fytyrën me qënien e Allahut por sidoqoftë të gjitha ajetet Kuranore ku përmendet fytyra, tregojnë për pohimin e cilësisë së fytyrës së Allahut, cilësi që i përket qënies së Tij, ashtu sic i takon madhërisë së Tij. Ndërsa thënia se ai që ngelet është Allahu por jo fytyra e Tij, buron nga injoranca dhe mosnjohja e kuptimeve të teksteve që flasin rreth cilësive të Allahut, sepse është e papranueshme dhe e pakonceptueshme që të ketë ndarje ndërmjet cilësisë(në rastin konkret:fytyra) dhe të cilësuarit, i cili është Allahu. Pra, kuptoje!
Marrë nga libri “el Ikdul munedadul xhedid” fq 39
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Me çfarë gjuhe do t’u flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e bërjes së tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave: nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve
- Falja e dy rekateve të hyrjes në xhami afër kohës së ikametit Udha e Besimtarëve