Është pyetur Komisioni i perhershëm i fetvave: Sa është numri i kushtëzuar për faljen e namazit të xhumasë? Sepse disa thonë:”Nuk pranohet xhumaja pa qenë prezent 40 veta. Nëse mungon një person nga 40 vetët, atëherë duhet të falni drekën?
Përgjigja:”Falja e xhumasë është detyrë për muslimanët në fshatrat (vendet ku jetojnë) e tyre dhe është detyrë të falet në xhemat. Nuk ka argument preçiz që cakton numrin i cili tregon për saktësinë e faljes së xhumasë. Numri më i pakët është tre persona, apo më shumë në numër.
Kur gjenden tre veta e më shumë, nuk lejohet të falin drekën me arsyen se ska arritur numri 40 veta. Ky është mendimi më i saktë prej fjalëve të dijetarëve. Allahu ju dhëntë sukses dhe paqja dhe begatia e Allahut qoftë mbi pejgamberin dhe familjen e tij).
[Fetvaja e komisionit 8/178].
Përktheu Arjan Gazidede
Të Ngjashme
- Tekbiri i përgjithshëm dhe tekbiri i kufizuar Udha e Besimtarëve
- A bie detyrimi i namazit të xhumasë nëse bie në ditën e Bajramit? Uthman El Hamis
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 7 – Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 6 – Udha e Besimtarëve
- Forma e kryerjes së Umres Udha e Besimtarëve