Dobi dhe mësime të përfituara nga Historia e Shuajbit (alejhi selam)
1-Mashtrimi në matje dhe peshore në veçanti dhe mashtrimi i njerëzve në çështjet e tyre në përgjithësi, konsiderohet prej krimeve më të rënda që nxisin ndëshkimin e kësaj bote dhe botës tjetër.
2-Mëkatin që e bën dikush pa e pasur të nevojshme konsiderohet më i madh. Për këtë arsye, imoraliteti i të moshuarit është shumë më i shëmtuar se imoraliteti që bën i riu. Mendjemadhësia e nevojtarit, është më e shëmtuar se ajo e të pasurit dhe vjedhja e atij që s’ka nevojë, është më e rëndë se vjedhja që ndodh nga dikush që ka nevojë.[1]
Për këtë arsye Shuajbi i tha popullit të vet: “Unë po shoh se ju gjendeni në begati.” Hud 84.
D.m.th, jetoni në mirësi të shumta, prandaj çfarë u bën kaq të frikësuar që të keni nevojë nga ajo që gjendjet në duart e njerëzve, dhe të përdorni mënyra të ndalauara (për ti arritur ato edhe pse nuk keni nevojë).
3-Fjala e Shuajbit kur thotë: “Ajo që ju është lënë nga Allahu, është më e mirë për ju.” [Hud 86]. Është nxitje për ta që të gëzohen me atë që u ka dhënë Allahu dhe të mjaftohen me hallallin dhe të shohin atë që kanë dhe jo të mbajnë mendjen tek pasuria e të tjerëve.
4-Mësojmë se namazi është nxitësi kryesor për bërjen e veprave të mira dhe lënien e veprave të këqia dhe këshillimin ndaj njerëzve. Këtë e dinin shumë mirë mohuesit dhe mu për këtë i thanë Shuajbit: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam? Qenke njëmend i butë dhe i drejtë ti!” [Hud 87].
Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar.” [Ankebut 45].
Prej këtu, shohim urtësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij sepse ai na obligoi me këto namaze që përsëriten gjatë ditës dhe natës, për shkak të ndikimit dhe dobisë së mirë. Për këtë (dhe shumë mirësi të tjera), Allahut i takojnë falenderimiet më të plota.
5-Njeriu, në çdo lëvizje të trupit, në sjelljet dhe tregtinë e tij, duhet ti nënshtrohet dispozitave të sheriatit. Ato gjëra që i janë lejuar, i praktikon dhe atë që sheriati ia ka ndaluar, e lë. Ai që mendon se në pasurinë e tij është i lirë të bëjë çfarë të dojë, qoftë ajo tregti e lejuar apo e ndalaur, ai është njëlloj me dikë që mendon se edhe me trupin e tij mund të bëjë ç’të dojë. Për të, s’ka dallim mes kufrit (mohimit) dhe imanit (besimit), sinqeritetit dhe gënjeshtrës, punëve të mira dhe atyre të këqiave. Për këta, të gjitha janë të lejuara.
Siç dihet këto janë parimet e një grupimi që çdo gjë e kanë të lejuar. Ata konsiderohen si njerëzit më të këqinj dhe mënyra e jetesës së popullit të Shuajbit ngjason shumë me këta, sepse e refuzuan Shuajbin kur i ndaloi nga shitblerjet e padrejta dhe u lejoi shitblerjet e lejuara. Ata iu kundërpërgjigjën se janë të lirë në pasuritë e tyre dhe mund të bëjnë çfarë të duan.
E ngjashme me këtë, është fjala e atyre që thonë: “Vërtet shitblerja është si kamata.” [Bekare 275]. Ai që barazon mes asaj që e lejon Allahu dhe asaj që e ndalon, ka devijuar nga natyrshmëria, logjika e shëndoshë dhe para së gjithash nga feja e drejtë.
6-Këshilluesi, ai që urdhëron njerëzit apo i ndalon, që këshilla e tij të jetë më e pranueshme duhet që: Kur të urdhrojë me diçka, të jetë i pari që e vepron dhe kur të ndalojë nga diçka, të jetë i pari që largohet dhe nuk e vepron. Kjo bazuar në fjalën e Shuajbit që thotë: “Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve.” [Hud 88].
Vijon….
“Kisasul Enbija” “Historitë e Pejgamberëve”
Autor: Shejh Abdurrahman bin Nasir es Seadi (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu: Fatjon Isufi
[1] Për këtë arsye, në hadithin që përcjell Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) nga Proeti (alejhi selam) ka thënë: Tre personave, Allahu nuk do u flaës në ditën e gjykimit, e as nuk ka për ti pastruar nga mëkatet dhe në një version thuhet: Nuk ka për tu hedhur shikimin dhe do të kenë ndëshkim të rëndë. Plaku zinaqar, mbreti gënjeshtar dhe fukarai mendjemadh. E përcjell Muslimi me nr 107, 172.
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve