Tema e Besimit (nga sunen ibn Maxheh)

February 8, 2017

48/57. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed et-Tannafisijju se ka thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Suhejl bin Ebi Salih: Nga Abdullah bin Dinar: Nga Ebi Salih: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu s eka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besimi është gjashtëdhjetë ose shtatëdhjetë e disa degë. Më e ulta është largimi i pengesës nga rruga, ndërsa më e larta është fjala la ilahe il lAllah. Dhe turpi është degë e besimit.”[1]

49/58. (Sahih) Na ka treguar Sehl bin Ebi Sehl dhe Muhamed bin Abdullah bin Jezid se kanë thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Ez-Zuhrij: Nga Salimi: Nga babai i tij se ka thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dëgjoi një burrë i cili po këshillonte (në formë kritike)[2] vëllanë e tij për turpin. Dhe tha: “Me të vërtetë turpi është degë e besimit.”[3]

50/59. (Sahih) Na ka treguar Suvejd bin Seid se ka thënë: Na ka treguar Ali bin Mus’hir: Nga El-Eamashi (ح). Dhe na ka treguar Ali bin Mejmun er-Rakijju se ka thënë: Na ka treguar Seid bin Meslemeh: Nga El-Eamashi: Nga Ibrahimi: Nga Alkameh: Nga Abdullahu se ka thënë: I Dërguari ه Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai që ka në zemrën e tij mendjemadhësi sa kokrra e sinapit (mustardës). Dhe nuk do të hyjë në zjarr ai që ka në zemrën e tij besim sa kokrra e sinapit (mustardës).”[4]

51/60. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Jahja se ka thënë: Na ka treguar Abdurrazaku se ka thënë: Na ka lajmëruar Ma’mera: Nga Zejd bin Eslem: Nga Ata bin Jesar: Nga Ebi Seid el-Khudrij se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur Allahu t’i shpëtojë besimtarët nga zjarri dhe ata janë të sigurtë, polemika e tyre për ndonjë të drejtë të tyre që kishin pa e fituar në dunja nuk do të jetë më e madhe se polemika e tyre me Allahun për vëllezërit e tyre të futur në zjarr. Tha: Do të thonë: O Zoti ynë! Vëllezërit tanë që faleshin me ne, agjëronin me ne, kryenin haxhin bashkë me ne, i ke futur në zjarr. Do thotë (Allahu): Shkoni dhe nxirrni nga zjarri ata që njihni prej tyre. Ata shkojnë dhe i njohin nga fytyrat e tyre, ngase zjarri nuk e ha (djeg) fytyrat e tyre. Nga ata ka të atillë që zjarri e ka djegur deri në gjysmë të këmbëve të tij, prej tyre ka që zjarri i ka djegur deri te thembrat. Kështu që i nxjerrin dhe thonë: O Zoti ynë! I nxorrëm ata që na urdhërove. Pastaj (Allahu) thotë: Nxirrni nga zjarri çdo kënd që ka në zemrën e tij besim sa pesha e dinarit, pastaj atë që ka në zemrën e tij besim sa pesha e gjysmë dinarit, pastaj atë që ka në zemrën e tij besim sa grimca e kokrës së sinapit (mustardës).” Ebu Seidi tha: Kush nuk e beson këtë, atëherë le të lexojë: “Me të vërtetë, Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca,[5] madje, nëse ajo (grimcë) është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe jep shpërblim të madh[6] nga Vetë Ai.[7]” En-Nisa, 40[8]

 52/61 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Hammad bin Nexhih -ka qenë i besueshëm (thikah)-: Nga Ebi Imran el-Xheunijji: Nga Xhundub bin Abdullah se ka thënë: “Ishim me Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem djelmosha pranë moshës madhore dhe na mësoi besimin para se të mësonim Kuranin. Pastaj na mësoi Kuranin dhe na u shtua me të besimi.”[9]

53/63. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu: Nga Kehmes bin el-Hasen: Nga Abdullah bin Burajdeh: Nga Jahja bin Ja’mer: Nga Ibën Umeri: Nga Umeri radijAllahu anhu se ka thënë: Ishim ulur tek Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur erdhi një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në pamjen e tij nuk dukeshin shenja udhëtari dhe askush nga ne nuk e njihte. Ai u ul te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, afroi gjunjët e tij, vendosi duart mbi gjunjët e tij[10] dhe pastaj tha: “O Muhamed! Më trego çfarë është Islami?” Tha (Profeti alejhis-selam): “Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh Zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe të kryesh haxhin shtëpinë e shenjtë (Kaben).” Njeriu i huaj tha: “Të vërtetën the!” Umeri radijAllahu anhu tha: Ne mbetëm të habitur nga mënyra se si ai pyeste dhe vetë i miratonte fjalët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Më pas tha: “O Muhamed! Më trego çfarë është besimi?” Tha (Profeti alejhis-selam): “Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat që Ai zbriti, të dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh Kaderin, qoftë i mirë apo i keq.” Njeriu i huaj përsëri tha: “Të vërtetën the!” Umeri radijAllahu anhu tha: Ne mbetëm të habitur nga mënyra se si ai pyeste dhe vetë i miratonte fjalët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Pastaj tha: “O Muhamed! Më trego çfarë është ihsani?” Tha (Profeti alejhis-selam): “Ihsani është ta adhurosh Allahun sikur ti e sheh Atë sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai me të vërtetë të shikon ty.” Njeriu i huaj tha: “Më trego kur do të ndodhë Dita e Gjykimit?” Tha (Profeti alejhis-selam): “I pyeturi nuk ka njohuri më shumë nga ai që pyet.” Tha: “Kush janë shenjat që lajmërojnë afrimin e saj.” Tha (Profeti alejhis-selam): “Do të ndodhë atëherë kur robëresha të lindë zotërinë e saj.” Uekiu tha: D.m.th joarabët të lindin arabë dhe kur të shikosh barinjtë e varfër, të zbathur e të leckosur, të cilët ndërtojnë ndërtesa të larta.” Tha: Pastaj tha: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem më takoi pas tri ditësh dhe më tha: “A e di kush ishte ai që pyeste?” Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë. Tha (Profeti alejhis-selam): “Ai ishte Xhibrili, erdhi t’ju mësojë çështjet e fesë suaj.”[11]

54/64. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Ismail bin Ulejjeh: Nga Ibën Hijjani: Nga Ebu Zur’ah: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte në mezin e njerëzve kur atij i erdhi një burrë dhe tha: O I Dërguari i Allahut! Cfarë është besimi? Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Të besosh në Allahun, engjëjt e Tij, librat e zbritur (shpallur) prej Tij, të dërguarit e Tij, takimin me të dhe të besosh në ringjalljen në botën tjetër.” Tha: O i Dërguari i Allahu! Cfarë është Islami? Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Të adhurosh vetëm Allahun dhe mos t’i shoqorësh Atij asgjë në këtë (adhurim), të falësh namazin, të japësh zekatin obligativ dhe të agjërosh muajin e Ramazanit.” Tha: O i Dërguari i Allahut! Cfarë është ihsani? Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ihsani është ta adhurosh Allahun sikur ti e sheh Atë sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai me të vërtetë të shikon ty.” Tha: O i Dërguari iAllahut! Kur do të ndodhë Kiameti? Profeti sal-lAllahu allejhi ue sel-lem tha: “I pyeturi nuk ka njohuri më shumë nga ai që pyet, por do të tregoj për shenjat e tij: Kiameti do të ndodhë atëherë kur robëresha të lindë zotërinë e saj. Kjo është prej shenjave të Kiametit. Kur të shikosh barinjtë e varfër, të zbathur e të leckosur, të cilët ndërtojnë ndërtesa të larta. Kjo është prej shenjave të Kiametit. Ndërsa pesë prej gjërave nuk i di tjetër kush përveç Allahut të Lartësuar.” Dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lexoi: ” Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di ç’ka në barkun e shtatzënës. Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.”[12]

55/66. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Beshar dhe Muhamed bin el-Muthenne se kanë thënë: Na ka treguar Muhamed bin Xhaferr se ka thënë: Na ka treguar Shubeh se ka thënë: E kam dëgjuar Kataden të tregojë (transmetojë) nga Enes bin Malik radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush[13] nuk beson derisa të

dëshirojë për vëllanë e tij -ose ka thënë: për fqinjin e tij atë që do për veten e tij.[14]

56/67. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Beshar dhe Muhamed bin el-Muthenne se kanë thënë: Na ka treguar Muhamed bin Xhaferr se ka thënë: Na ka treguar Shubeh se ka thënë: E kam dëgjuar Kataden (të transmetojë) nga Enes bin Malik radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush[15] nuk beson derisa unë të jem më i dashur tek ai se fëmija e tij, prindëri i tij dhe të gjithë njerëzit.[16]

 57/68. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Uekiu dhe Ebu Muauijeh: Nga El-Eamash: Nga Ebi Salih: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni dhe nuk keni për të besuar derisa të duheni (mes veti). A t’ju tregojë për diçka që nëse e veproni keni për t’u dashur mes veti? Përhapeni selamin mes jush.[17]

58/69. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Abdullah bin Numejrse ka thënë: Na ka treguar Affani se ka thënë: Na ka treguar Shubeh: Nga El-Eamashi (ح). Dhe na ka treguar Hisham bin Ammar se ka thënë: Na ka treguar Isa bin Junus se ka thënë: Na ka treguar El-Eamashi: Nga Ebi Uail: Nga Abdullahi se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sharja e muslimanit konsiderohet fisk (mëkat i madh), ndërsa vrasja e tij kufër.”[18]

59/71. (Sahih ligajrihi)[19] Na ka treguar Ahmed bin el-Ez’her se ka thënë: Na ka treguar Ebu en-Nedri se ka thënë: Na ka treguar Ebu Xhaferr: Nga Enesi: Nga El-Haseni: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut, të falin namazin dhe të japin zekatin.[20]

60/72. (Sahih ligajrihi)[21] Na ka treguar Ahmed bin el-Ez’her se ka thënë: Na ka treguar Muhamed bin Jusuf se ka thënë: Na ka treguar Abdulhamid bin Behram: Nga Shehr bin Hausheb: Nga Abdurrahman bin Ganmi: Nga Muadh bin Xhebel radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut, të falin namazin dhe të japin zekatin.[22]

 

Përktheu Unejs Sheme

 

[1] Muslimi (35), Ebu Daudi (4676), Tirmidhiu (2614), Nesaiu (5005), “Es-Sahihah” (1769), “Takhrixhul-Iman” të Ibën Ebi Shejbeh (21/67) dhe “Tuhfeh” (12816)

[2] I thoshte që mos të ishte i turpshëm.

[3] Buhariu (24), Muslimi (36), Ebu Daudi (4795), Tirmidhiu (2615), “Er-Rauda en-Nedir” (513) dhe (743) dhe “Tuhfeh” (6828)

[4] Muslimi (91), Ebu Daudi (4091), Tirmidhiu (1998), “Islahul-Mesaxhid” (115) dhe “Tuhfeh” (9421)

[5] As sa pesha e një grimce; nuk ia mohon dhe nuk ia fshin askujt të mirën që ka bërë, qoftë sa pesha e një grimce atomi, as nuk i shton mbi të këqiat që ka bërë, qoftë sa një grimcë atomi; madje nëse të mirat e njeriut avancojnë në peshë mbi të këqiat e tij qoftë vetëm sa një grimcë, Allahu e shumëfishon atë dhe i jep atij mirësi të madhe.

[6] Shpërblimi i madh është xheneti. Dijetari i madh, Katade lexoi këtë ajet, pastaj tha: “Sikur të mirat e mia të avancojnë mbi të këqiat e mia me një grimcë peshë, kjo do të ishte më e mirë për mua se sa dynjaja me ç’ka në të.” [Taberiu].

[7] Nga bujaria dhe mirësia e Tij, më Bujarit, të Madhërishmit, Mëshirëplotit, Absolutit në cilësitë dhe veprat e Tij. Lusim Allahun të na përfshijë me mëshirën dhe bujarinë e Tij, Ai është Zoti ynë dhe tek Ai është kthimi!

[8] Buhariu (7439), Muslimi (183), Nesaiu (5010) dhe “Tuhfeh” (4178)

[9] “Tuhfeh” (3264)

[10] Ummu Abdullah vajza e shejh Mukbili el-Uadij thote: E pyeta babanë tim (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me hadithin që transmeton Muslimi (8) nga Umer bin el-Hatabi radijAllahu anhu, i cili thotë: “Derisa një ditë po qëndronim te i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem papritur u shfaq një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinjë. Në pamjen e tij nuk dukeshin shenja udhëtari dhe askush nga ne nuk e njihte. Ai u ul pranë Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, afroi gjunjët e tij me të Profetit dhe vendosi duart mbi gjunjët e tij…” A i vendosi Xhibrili alejhis-salatu ues-selam duart mbi gjunjte e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem apo mbi gjunjte e tij?

Shejhu u pergjigjë: Ai i vendosi duart mbi gjunjtë e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Them: (Ummu Abdullah): Allahu e mëshiroftë babanë tim dhe na bëftë dobi me dijen e tij. Ekziston një transmetim te “Sunenu en-Nesai” (4991) me tekst: “derisa ai vendosi duart mbi gjunjtë e të Derguarit te Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem...” Dijetari i madh shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Irvaul-Galil” (1 fq. 33) thotë: “Zinxhiri i tij është autentik.” Hafidh Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) ne “Fet’hul-Barij” nën nr. (50) thotë: “Nga ky transmetim përftohet se përemri në fjalën e tij: “mbi gjunjët e tij” kthehet te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

[11] Muslimi (8), Ebu Daudi (4695), Tirmidhiu (2610), Nesaiu (4990), “Dhilalul-Xhenneh” (120-127), “El-Irvau” (1/33-34) dhe “Tuhfeh” (10572)

[12] Buhariu (4777), Muslimi (9), Ebu Daudi (4698), Nesaiu (4991), “El-Irvau” (1/32/3) dhe “Tuhfeh” (14929)

[13] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman ëhstë ” أَحَدُكُمْ– ehadukum“.

[14] Buhariu (13), Muslimi (45), Tirmidhiu (2515), Nesaiu (5016), “Es-Sahihah” (73), “Er-Rauda en-Nedir” (129) dhe “Tuhfeh” (1239). Hafidh Ibën Rexhebi në librin e tij “Xhamiul-Ulumi uel-Hikem” (1/306) thotë: “Hadithi i Enesit pohon se besimtarin duhet ta gëzojë ajo që e gëzon vëllanë e tij besimtar dhe të dojë për të, atë të mirë që dëshiron për veten e tij. E gjithë kjo arrihet kur zemrat janë të ruajtura nga mllefi, dredhia dhe zilia. E themi këtë sepse zilia e shtyn njeriun të urrejë faktin që dikush të jetë më sipër se ai për ndonjë vepër të mirë, apo që të jetë në një gradë me të. Ai kërkon të dallohet nga të tjerët me vlerat e tij dhe të veçohet nga të gjithë me këto vlera, ndërsa imani kërkon të kundërtën; kërkon që të gjithë besimtarët ta shoqërojnë atë në mirësitë që i ka dhuruar Allahu pa i lënë mangët asgjë.”

[15]Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është ” أَحَدُكُمْ– ehadukum“.

[16] Buhariu (15), Muslimi (44), Nesaiu (5013) dhe “Tuhfeh” (1249)

[17] Muslimi (54), Ebu Daudi (5193), Tirmidhiu (2688), “El-Irvau” (777) dhe “Tuhfeh” (12513)

[18] Buhariu (48), Muslimi (64), Nesaiu (4113), “Sahihul-Xhami” (3595) dhe “Tuhfeh” (9251)

[19]  Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih muteuatir). Hadithi Mutevatir është ai i cili përcillet nga një grup i konsiderueshëm transmetuesish, të cilët zakonisht është absurde të bashkohen në gënjeshtër dhe të cilin e adresojnë në diçka material.

[20] “Es-Sahihah” (407) dhe “Tuhfeh” (12259)

[21] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih muteuatir).

[22] “Tuhfeh” (11340)

Dosje:

Loading...