Pyetje: A më lejohet që t’iu jap para fëmijëve të mi për t’i nxitur të përsërisin Kuranin që dinë përmendësh?
Përgjigje: Është saktësuar tek Ebu Ubejdi në librin “Fedailul Kuran”, se Umeri radijallahu anhu u jepte para hafizave të Kuranit nga arka e shtetit.
Kur babai i premton djalit të tij se nëse mëson suren Bekare do t’i japë p.sh. 50 dinarë (euro) apo 100 dinarë, nuk ka problem në këtë punë.
Pritja e shpërblimit prej Allahut dhe fitimi i diçkaje prej pasurisë (në formë hallall siç është edhe kjo), nuk e hedhin poshtë e as e kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Pra këto dhurata janë të lejuara dhe janë saktësuar edhe prej Umerit – Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me të.
Shejh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë!
Të Ngjashme
- Si të reagojmë nëse dikush flet gjatë hytbes së xhumasë? Udha e Besimtarëve
- Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “Vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve