Pyetje: Motrës time i pëlqen të shohë programe televizive që flasin për horoskopin. Unë i them se kjo nuk lejohet madje as t’i shohësh. Ajo thotë se ka ajete Kuranore dhe dua (lutje) që përmenden gjatë emisionit.
Përgjigje: Jo, ai nuk lejohet. Horoskopi është gënjeshtër, shpifje dhe pretendim i dijes së fshehtë. E gjitha kjo nuk lejohet.
Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: Nuk e di në qiej e as në tokë të fshehtën askush përveç Allahut.” Neml: 65.
Ecuria, exheli dhe mosha jonë janë aq sa ka caktuar Allahu, e ne nuk kemi dije për këtë gjë përveç se për çfarë na ka informuar Zoti jonë (në Kuran dhe Sunet). Këto gjëra janë të fshehura për ne.
Shikimi i këtyre kanaleve televizive që kanë horoskop konsiderohet gjynah i madh dhe nuk lejohet.
Myftiu i Arabisë Saudite Shejh Abdulaziz El Shejh -Allahu e ruajtë-
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije