Pyetja 1: Cili është përkufizimi i Zekatit?
Përgjigje 1: Zekati është një detyrim në pasuri i cili jepet në masë të caktuar nga disa lloje të pasurisë. Jepet një herë në vit dhe nga ai përfitojnë disa kategori të caktuara njerëzish.
Pyetja 2: Cili është përkufizimi i Agjërimit?
Përgjigje 2: Agjërimi është të adhurosh Allahun duke e privuar veten qëllimisht nga ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime, që nga shfaqja e agimit e deri në perëndimin e diellit.
Pyetja 3: Plotëso hadithin: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin…”
Përgjigjja 3: “… do t`i falen mëkatet që i ka bërë më herët.”[1]
Pyetja 4: Cili është përkufizimi i Haxhit (pelegrinazhit në Mekë)?
Përgjigje 4: Haxhi është të adhurosh Allahun duke vizituar shtëpinë e shenjtë (Qaben), për të kryer në të disa rituale të caktuara në një periudhë të caktuar të vitit.
Pyetja 5: Plotëso hadithin: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush kryen Haxhin duke iu ruajtur epshit të vet dhe duke u distancuar nga mëkatet…”
Përgjigje 5: “… do të kthehet si ditën që e ka lindur nëna e tij (pa gjynahe).”[2]
Autori: Salim bin Sead Tauil
Përktheu: Edmond Ajdini
—————————————————–
[1] E transmeton Buhariu me nr. 38 dhe Muslimi me nr. 760, nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).
[2] E transmeton Buhariu me nr. 1521, nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).
Dosje: Haxhi
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve