Pyetja e katërt nga fetvatë me nr. 4990.
Pyetje: A lejohet ndarja e të hollave (sadaka, lëmoshë) në varreza bazuar në traditën dhe zakonin që është bërë tek njerëzit?
Përgjigje: Lëmosha për të vdekurit është e ligjëruar porse Profeti (paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të) nuk ishte që merrej me shpërndarjen e pasurisë ose lekëve në varreza, as pas varrimit dhe as para varrimit apo në ndonjë kohë tjetër, dhe pse ai merrej shumë me përcjelljen e xhenazeve dhe vizitave në varreza. Kështu ishin dhe shokët e tij. Prandaj themi se shpërndarja e kësaj lëmoshe në varreza është risi që bie ndesh me udhëzimin e Profetit (alejhi selam).
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin!
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:
Abdullah bin Ku’ud
Abdul Aziz bin Abdullah bin baz
Përktheu: Muhamed Estrefi
Të Ngjashme
- Drejtësia; Themeli i Qëndrueshmërisë së Shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi