Pyetja e dhjetë nga fetvaja me nr. (4765).
Pyetje: A i lejohet personit ta shoqërojë babanë e tij në haxh para se t’a kryej vet?
Përgjigje: Kryerja e haxhit është obligim për secilin musliman të lirë dhe të logjikshëm, që ka arritur pjekurinë dhe ka mundësi për kryerjen e tij një herë në jetë. Bamirësia ndaj prindërve dhe ndihmesa e tyre për përmbushjen e obligimit është legjitime sipas mundësive. Përveçse detyrë për ty, së pari është ta kryesh haxhin për veten tënde e pastaj të ndihmosh babanë tënd, nëse nuk është mundësia që ta kryeni haxhin së bashku. E nëse i jep përparësi babait tënd (duke e ndihmuar në kryerjen e haxhit) haxhi i juaj është i saktë.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva:
Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
Zv/kryetar: Abdurrazak Afifi
Anëtar: Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Haxhi
Të Ngjashme
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 7 – Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 6 – Udha e Besimtarëve
- Forma e kryerjes së Haxhit Udha e Besimtarëve
- Forma e kryerjes së Umres Udha e Besimtarëve
- Mendimi juridik i imam Malikut dhe metoda e tij në veprën “El Muatta” Udha e Besimtarëve