Ku duhet të shikojë namazliu kur është në ruku, sexhde apo teshehud?

• January 9, 2018

Pyetja e nëntë nga fetvaja 6914.

Pyetja: Kur qëndron në këmbë namazliu vështron në vendin e sexhdes. Po kur është në ruku, sexhde apo teshehud, ku duhet të vështrojë?
Përgjigje: Kur është në ruku namazliu duhet të shohë në vendin e sexhdes. Në teshehud vështron te gishti tregues i dorës së djathtë, kurse në sexhde shikon në tokë para syve të tij.

Prej Allahut vjen suksesi. Të gjitha përshëndetjet janë mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e tij!

 

Komisioni i përhershëm i fetvave:

Abdullah bin Kaude

Abdullah bin Gudejan

Abdurrazak Afijfi

Abdulaziz bin Abdullah bin Baz.

Përktheu: Arjan Gazidede

Dosje:

Loading...