Transmetohet nga Ebu Hurjera (radijAllahu anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i përgëzonte shokët e tij me rastin e ardhjes së Ramazanit, duke thënë: “Ju ka ardhur muaji i Ramazanit, muaji i begatë në të cilin Allahu e ka bërë obligim agjërimin e tij. Në këtë muaj hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e zjarrit të xhehenemit, ndërsa shejtanët prangosen. Në të gjendet një natë e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kush privohet nga mirësia e saj ai është privuar shumë (nga çdo mirësi).” Hadithin e ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahihu et-Tergib” vëll.1.
Hafidh Ibën Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) tregon se disa dijetarë kanë thënë: Ky hadith është baza për urimin që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrin me ardhjen e muajit të Ramazanit. E si mos të përgëzohet besimtari me hapjen e dyerve të Xhenetit? Si mos të përgëzohet mëkatari me mbylljen e dyerve të zjarrit? Si mos të përgëzohet njeriu i mençur me kohën në të cilën prangosen shejtanët? “Letaiful-Mearif”.
Shejh Mesh’hur Al Selman (Allahu e ruajtë) thotë: Nga ky hadith dijetarët kanë nxjerrë argumentin për lejimin e urimit me ardhjen e Ramazanit. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ju ka ardhur muaji i Ramazanit”, gjë nga e cila përftohet lejimi i urimit. Ishte imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) që nuk fillonte i pari me urim, por nëse e uronin ai ua kthente urimin. Shkëputur nga ligjërata; “Si duhet t’a presim Ramazanin?”
Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban – nata e Beraetit Udha e Besimtarëve
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Udha e Besimtarëve
- Veçimi i natës apo ditës së Miraxhit me vepra të veçanta është prej bidateve Udha e Besimtarëve
- Pasojat e braktisjes së të vërtetës Udha e Besimtarëve
- Nuk ka namaz në prani të ushqimit Udha e Besimtarëve