Pyetje: Vdiq një person dhe iu fal namazi i xhenazes, mirëpo në ditën vijuese që ishte ditë e xhuma ia falën përsëri namazin e xhenazes. Si qëndron cështja e këtij namazi?
Përgjigje: Lejohet që namazi i xhenazes të falet në xhami apo diku në një vend tjetër dhe kjo është më e praktikueshme, sepse Profeti salallahu alejhi ue selem kishte një vend të vecantë ku faleshin xhenazetë. Aisheja radijallahu anha kërkoi që të sillej një person i vdekur në xhami që edhe ajo të ishte prezente në faljen e xhenazes së tij, mirëpo njerëzit e qortuan për këtë, atëherë ajo tha: “Sa shpejt që njerëzit e harruan faktin se Profeti salallahu alejhi ue seleme fali në xhami namazin e xhenazes të dy djemve të Bejdasë”.
Pra lejohet që xhenazeja të falet në xhami, po ashtu lejohet që të falet në varreza.
Kurse sa i përket faljes së xhenazes ndaj dikujt në mungesë pasiqë i është falur njëherë, ajo që kuptojmë është se nuk duhet të përsëritet namazi për të. Në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem kanë vdekur një numër njerëzish jo në prani të tij dhe megjithatë ai nuk ua ka falur namazin, përvec Nexhashiut, për faktin e vetëm se ai vdiq në një vend kufri ku askush nuk ia fali namazin e xhenazesë, ndaj ia fali Profeti salallahu alejhi ue selem .
Gjithashtu lejohet nëse imami nuk ia ka falur namazin dikujt, që tia falë tek varri, sic transmeton Bejhakiu nga Ebu Umamete bin Sehl bin Hanijf se i ka treguar dikush nga sahabët se ata i falën xhenazen dikujt dhe Profeti salallahu alejhi ue selem nuk ishte i pranishëm në atë namaz xhenazeje dhe më pas ai vajti dhe ia fali tek varri.
Marrë nga libri Ixhabetus-sail të shejhut Mukbil bin Hadij el Uadi`ij fq 85
Përktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen