Të nderuar vëllezër! Ruajtja e lidhjeve farefisnore nuk është thjesht mirësi apo vepër e mirë vullnetare.
Përkundrazi, mbajtja e lidhjeve është obligim ndërsa shkëputja e tyre konsiderohet mëkat i madh, madje prej mëkateve më të mëdha.
Disave nga ne nuk u vjen shejtani t’u thotë: Tymos argilë. Kur thuhet ‘Filani po pi argilë’ themi: Zoti na ruajt nga shejtani i mallkuar.
Ndërkohë ai shkon dhe vë buzët tek ajo gjë e pisët dhe ja ku po u themi: Vallahi, argila është e ndaluar. Behtohem gjithashtu se prishja e lidhjeve farefisnore është më e ndaluar, më e keqe, më e frikshme, dhe më e hidhur.
Nëse shejtani nuk mundi të luaj me ty duke të bërë nga ata që pinë në argilë apo në lloje të tjera të duhanit si Malboro etj. dije se të ka mashtruar me diçka edhe më të madhe, p.sh. kur motrën tënde nga gjaku nuk e përshëndet e as nuk e takon.
O ti që njerëzit nganjëherë të quajnë njeri të mirë apo fetar, ngushëllimet tona se vallahi në këtë rast ske as mirësi e as devotshmëri.
Me përjashtim nëse përmirëson lidhjen mes teje dhe atyre, në të kundërtën mos u mashtro e as mos të të gëzojë lavdërimi i njerëzve kur thonë për ty; njeri i mirë, jep sadaka, shtron iftare për agjëruesit, sjell kuti të mbushura me ujë, sjell hurma etj.
Kujdes sepse të gjitha do të mbeten në Azizije (lagje në Mekë) në tokë dhe nuk ngrihen lart tek Allahu. Ato vepra do të mbeten mbi sipërfaqen e kësaj toke.
Verpat e mira paraqiten tek Allahu çdo ditë të hënë dhe të enjte. Allahu e fal çdo musliman që nuk i ka bërë ortak Allahut, përveç dy kategorive: Atyre që kanë mosmarrveshje dhe nuk flasin me njëri-tjetrin u thuhet; “Lerini derisa të pajtohen.”
Kur ka qenë hera e fundit që i ke dhënë selam vëllait tënd apo djalit të xhaxhait? Më thuaj, që 10 vjet nuk i jep selam? Dije se kjo është data e fundit në të cilën veprat e tua janë ngritur tek Allahu.
Allahu na ruajtë dhe na faltë!
Shejh Sead el Atijk
Përktheu: Fatjon Isufi