Çfarë gjykimi ka nxjerrja e zekatit të Fitrit në para (lekë)? Sepse kemi dëgjuar persona që e lejojne një gjë të tillë?
Përgjigje: Çdo musliman e dinë mirë që shtylla më kryesore e fesë Islame të pastër është dëshmia se “Nuk ka të adhuruar me të drejtër pos Allahut dhe se Muhamedi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- është rob dhe i dërguari i Tij”.
Qëllimi i dëshmisë “La ilahe il-la Allah” është: që mos të adhurohet askush tjetër pos Allahut, kurse qëllimi se “Muhamedi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- është rob dhe i dërguari i Tij” është: që mos të adhurohet Allahu me diçka tjetër pos asaj që e ka bërë të ligjshme i Dërguari i Tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-.
Zekati i Fitrit është ibadet (adhurim) dhe për këtë kanë rënë unanim të gjithë muslimanët, e adhurimet nuk kryhen vetëmse nëse ka argument për to që është adhurim, e nuk lejohet që ta adhurojmë Allahun me asnjë lloj adhurimi vetëmse me atë që na ka ardhur nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- për të cilin Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Ai nuk flet nga epshi i tij, por çdo gjë që thotë i shpallet atij” (Nexhm: 3).
Poashtu edhe ai -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Ai i cili vepron diçka që nuk kemi ardhur me të ajo është e refuzuar” transmeton imam Buhari nga Aishja -Allahu qoftë i kënaqur prej saj-.
I Dërguari -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- e ka ligjëruar zekatin e Fitrit siç është transmetuar prej tij në hadithin e saktë: Saan (Saan ka qenë njësi matëse në atë kohë qe është e barabartë me katër grushta e një personi në rritur me të dyja duart e tij. (Shënim përkthyesi) prej ushqimit, ose Saan prej hurmeje, apo Saan prej elbi, apo Saan prej rrushit të thatë, apo Saan prej djathi.
Ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi -Allahu i mëshiroftë- nga Abdullah ibn Umeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se ka thënë: “Na e ka bërë obligim (farz) i Dërguari i Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- zekatin e Fitrit një Saa nga hurmat, apo një Saa nga elbi për çdo person qoftë rob apo i lirë, mashkull apo femër, i vogël apo i madh nga muslimanët, dhe ka urdhëruar që ai (zekati i Fitrit) të nxirret para se njerëzit të dalin për namaz (namazin e Bejramit)”.
Poashtu Buhari dhe Muslimi kanë transmetuar nga Ebi Seid -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se ka thënë: “Kena pas dhënë (zekatin e Fitrit) në kohën e Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- një Saa prej ushqimit, apo një Saa prej humeje, apo një Saa prej elbi, ose një Saa prej rrushit të thatë” e në një transmetim tjetër: “apo një Saa prej djathi”.
Ky është suneti (tradita) i Muhamedit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- sa i përket zekatit të Fitrit, dhe dihet se në atë kohë që u ligjëruar dhe u nxorr zekati i Fitrit ka ekzistuar mes muslimanëve –e sidomos në Medine- paraja qoftë dinar apo derhem dy monedhat që ishin më të njohura në atë kohë, por Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- nuk i përmendi ato në zekatin e Fitrit, nëse do tu lejonin ato do ta shpjegonte -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, sepse nuk lejohet që të vonohet shpjegimi i diçkaje duke qenë se është e nevojshme në atë moment, e nëse do të ndodhte një gjë e tillë do ta bënin shokët e Profetit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.
Sa i përket asaj që është transmetuar në zekatin e bagëtive tek kafshët që kanë ndonjë kock të thyer –çështje e njohur kjo-, kjo lejohet me një kusht që mos të ketë mes tyre që janë në gjendje të mirë prej të cilave është obligim që të jipet zekati prej tyre, ky përjashtim është i veçantë vetëm për këtë lloj zekati, siç e përmendëm më lart se origjina në adhurime është që mos të bëhet asgjë vetëmse me argumentin përkatës.
Nuk dijmë që dikush nga shokët e Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka nxjerrur para (lek) për zekatin e Fitrit, e ato janë njerëzit më të ditur rreth sunetit të tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe janë njerëzit që më së shumti e ndiqnin sunetin dhe punonin me të, e nëse dikush prej tyre do ta bënte një gjë të tillë do të na ishte transmetuar siç na janë transmetuar edhe fjalët e tjera të tyre apo veprat e tyre që kanë pas lidhje nga aspekti fetar.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Vërtetë ju keni tek i dërguari shembullin më të mirë”. (Ahzab: 21).
Dhe ka thënë i Lartësuari:
“All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh” (Teube: 100).
Prej kësaj që përmendëm i bëhet e qartë atij i cili kërkon të vërtetën se dhënia e parave në zekatin e Fitrit nuk lejohet, dhe nuk konsiderohet për atë që e jep, sepse është në kundërshtim me argumentet e sheriatit.
E lus Allahun që të na japi sukses mua dhe të gjithë muslimanët në kuptimin e mirë të fesë, dhe të na forcojë në të, dhe të na rujë prej çdo gjëje që bie ndesh me atë që e ka urdhëruar, me të vërtetë bujaria e Tij është e madhe.
Paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Shkëputur nga “Fetaua Zekat” f.: 94-96
Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
Përmblodhi Abdullah ibn Muhamed et-Tajar
Përktheu Ylli Rama
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen