Kush është më i vlefshëm: durimi apo falënderimi?
Dikush pyet duke thënë: Kush është më i vlefshëm; durimi gjatë sprovës apo falënderimi ndaj mirësive?
Kjo është çështje e diskutueshme mes dijetarëve. Ibën Kajim el Xheuzije e ka shtjelluar imtësisht në librin e tij të vyer: “Përgatitja e njerëzve të durueshëm dhe zahireja e njerëzve falenderues”.
Secili prej këtyre dy mendimeve mbështetet në argument dhe duket sikur mendimi që përkrah shejhul Islam ibën Tejmije është se; falënderimi ndaj mirësive është më i vlefshëm se durimi.
Kjo ngase falënderimi është veprim jo i detyrueshëm ndërsa durimi është i detyrueshëm.
Më parësore është që të mos gjykohet me një vendim të prerë e të pandryshueshëm duke thënë se kjo është më e mirë se kjo tjetra, sepse të dy mendimet mbështeten dhe kanë argumente shumë të forta. Kërkohet të shihet gjendja e durimtarit dhe ajo e falënderuesit, sepse ajo që e vendos këtë është devotshmëria. Ai që është më i devotshëm prej këtyre të dyve ai është më i miri. Allahu e di më së miri!
Abdul Kerim el Hudajr
Përktheu: Fatjon Isufi
Dosje: Durimi
Të Ngjashme
- Drejtësia; Themeli i Qëndrueshmërisë së Shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Si filloi jeta dhe krijimi? Udha e Besimtarëve
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi