Pyetje: Cili është gjykimi për ilaçet që përmbajnë përqindje alkooli?
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut!
Së pari: Nuk lejohet përzierja e ilaçeve me alkool, sepse alkooli duhet të hidhet dhe të derdhet. Transmetohet se Ebu Seid el-Hudri ka thënë: Ne kishim pak verë që i përkiste një jetimi, dhe kur zbriti surja Maideh (ajeti që ndalonte konsumimin e verës) unë pyeta të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) në lidhje me të, dhe i thashë: “Ajo i përket jetimit”. Ai më tha: “Derdhe atë.” Transmeton Tirmidhiu, 1263, dhe është klasifikuar si hadith i saktë nga shejh Albani në Sahih Tirmidhi.
Së dyti: Nëse ilaçi është përzier me alkool dhe përqindja e alkoolit është aq e madhe saqë ky ilaç është bërë dehës, atëherë konsiderohet pije dehëse dhe është haram përdorimi i tij.
Por nëse përqindja e alkoolit është shumë e ulët dhe nuk deh, atëherë lejohet pirja e tij.
Në fetvatë e Komisionit të përhershëm (22/110) thuhet:
Nuk lejohet përzierja e ilaçeve me alkool dehës. Nëse është përzier me alkool themi se; nëse pirja e shumtë e tij shkakton dehje atëherë është haram ta përdorë dhe ta pijë atë, qoftë në sasi të vogël apo në sasi të madhe. Por nëse pirja e shumtë prej këtij ilaçi të përzier me alkool nuk shkakton dehje, atëherë është i lejueshëm përdorimi dhe pirja e tij.
Shejh Ibn Uthejmini ka thënë në lidhje me disa ilaçe që përmbajnë alkool: Nëse efekti i alkoolit në ilaç mund të shihet në formën e dehjes atëherë është haram, por nëse nuk shihet asnjë efekt dhe alkooli i shtohet vetëm si ruajtës, atëherë nuk ka asgjë të keqe në të sepse përmbajtja alkoolike nuk ka ndonjë efekt.
Lika el-Bab el-Meftuh, 3/231.
Përshtati: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve