GJASHTË BAZAT

October 15, 2007

 

 

GJASHTË BAZAT

Lavdia i takon Allahut, salati, selami dhe bereqeti i Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe mbi gjithë shokët e tij.

Thotë Shejkhu Muhamed ibën Abdul Uehab, imami i Dauas Selefije dhe mbrojtësi i fesë së drejtë dhe të vërtetë:

Prej gjërave më të çuditshme dhe argumenteve më të mëdha që argumentojnë për fuqinë e Mbretit Madhështor, janë gjashtë baza të cilat i sqaroi Allahu i Lartësuar me një sqarim të dukshëm për masën e gjerë të popullit. Këtë e sqaroi më tepër nga ç’mund të mendohet. Po më pas gabuan në të të zgjuarit e botës dhe të logjikshmit e bijve të Ademit përveçse një pakice nga ata të pakët.

BAZA E PARË : Përkushtimi i fesë vetëm për Allahun e Lartësuar, Një i Vetëm, pa shok dhe ortak dhe sqarimin e të kundërtës së kësaj, që është shirku. (Fjala “shirk” do të thotë: veprimi i njërit nga llojet e adhurimit për dikë tjetër veç Allahut)

Madje shumica e Kur’anit flet për sqarimin e kësaj baze, në pikëpamje të ndryshme, me fjalë që e kupton dhe më i trashi nga masa e gjerë e popullit.

Pastaj ndodhi në këtë popull ajo që ndodhi, saqë shejtani ua paraqiti përkushtimin atyre në formën e uljes dhe nënçmimit të njerëzve të mirë dhe në formën e neglizhencës në të drejtat e tyre.

Ndërsa shirkun në Allahun ua paraqiti atyre në formën e dashurisë për njerëzit e mire dhe pasuesit e tyre.

BAZA E DYTË: Urdhëri i Allahut për bashkim në fe dhe ndalimin nga përçarja. Allahu e sqaroi këtë bukur dhe pastër që ta kuptojë masa e gjerë e popullit.

Ai na ndaloi të jemi si ata që ishin para nesh që u përçanë dhe patën mosmarrëveshje dhe u shkatërruan.

Ai përmendi se i urdhëroi muslimanët për bashkim në fe dhe i ndaloi nga përçarja në të.

Këtë e sqaron më tepër ajo që ka ardhur në Sunnet nga gjërat më të çuditshme.

Më pas ndodhi që përçarja në rrënjët dhe degët e fesë, u bë dituria dhe kuptimi i fesë.

Saqë urdhërin për bashkim nuk e thoshte veçse një skeptik budalla (sipas pretendimit të tyre).

BAZA E TRETË: Prej përsosjes së bashkimit, është dëgjimi dhe bindja ndaj atij që është i pari ynë, edhe nëse është një rob abisinas.

Pejgamberi (salati dhe selami i Allahut qoftë mbi të) e sqaroi këtë çështje tërësisht, me detaje të qarta, me të gjitha mënyrat e mundshme letrare që i përmban sheriati.

(Më pas ndodhi që kjo bazë nuk njihej nga shumica e atyre që pretendojnë dijen, e si do të ishte vallë puna me të)

BAZA E KATËRT: Sqarimi i dijes dhe dijetarëve, Fikhut dhe Fukahave.

Allahu i Lartësuar e sqaroi këtë bazë në fillim të sures Bekare në fjalën e të Lartësuarit: “O bijtë e Israilit, përkujtoni nimetin Tim me të cilin ju begatova ju” (Bekare: 40) deri te fjala e Tij para se të përmendë Ibrahimin (paqja qoftë mbi të): “O bijtë e Israilit,” (Bekare: 122).

Këtë më tepër e sqaron ajo që është cituar me detaje në Sunnet me fjalë të shumta të qarta për më të trashin e masës së gjerë të popullit.

Më pas kjo u bë gjëja më e çuditshme, ndërsa dija dhe fikhu u quajtën bidate dhe humbje.

Gjëja më e mirë që ata kanë është ngatërrimi i të vërtetës me të kotën. Ndërsa dija të cilën e obligoi Allahu i Lartësuar te krijesat dhe e lavdëroi, u bë sikur nuk fliste me të askush, përveç skeptikut ose budallait.

Ndërsa ai që e mohonte atë, që e luftonte(këtë dije) dhe që shkruante për paralajmërimin (nga dija) dhe ndalimin e saj, u bë sikur të ishte Fekihu dijetar.

BAZA E PESTË: Sqarimi i Allahut të Lartësuar për evlijatë e Allahut, dallimi që Ai bëri midis atyre (evlijave) dhe ngjasuesve të tyre prej armiqve të Allahut, munafikëve dhe njerëzve të prishur.

Mjafton të përmendim një ajet në Al Imran (31) që është fjala e Tij:

Thuaj: në se e doni Allahun, më pasoni mua, që t’ju dojë Allahu.

Një ajet në Maide (54) që është fjala e Tij:

O ju që keni besuar! Kushdo nga ju që tradhton e braktis fenë e tij (Islamin), atëherë Allahu do të sjellë një popull të cilin Ai do ta dojë dhe ata do ta duan Atë, të përulur ndaj besimtarëve, të rreptë ndaj mosbesimtarëve, që luftojnë në rrugë të Allahut dhe gjithnjë të pafrikësuar ndaj fajësimeve të fajësuesve (ose të atyre që janë vetë fajtorë).”

Dhe një ajet në Junus (62-63) që është fjala e të Lartësuarit:

Nuk ka fare dyshim! Me të vërtetë për evlijatë e Allahut as frikë nuk do të ketë mbi ta, as nuk do të pikëllohen. Të cilët besuan dhe që gjithnjë e patën frikë Allahun.

Pastaj ndodhi te shumica e atyre që pretendojnë dijen dhe që pretendojnë se janë prej udhëzuesve të krijesave dhe ruajtësve të Sheriatit, se evlijatë e Allahut duhet të lënë pasimin e të dërguarve dhe kush i pason ata, nuk është prej tyre.

BAZA E GJASHTË: Refuzimi i dyshimit që e vendosi shejtani për lënien e Kur’anit dhe Sunnetit dhe për pasimin e mendimeve dhe epsheve përçarëse të ndryshme. E ky dyshim është se Kur’anin dhe Sunnetin nuk e njeh askush përveç Muxhtehidit absolute.

Dhe se Muxhtehidi është ai që cilësohet me këto dhe këto cilësi që ndoshta nuk gjenden të plota as tek Ebu Bekri dhe Umeri.

Madje, thonë se kush e kërkon udhëzimin nga ato të dyja (Kur’ani dhe Sunneti ) është ose skeptik, ose budalla, sepse ato kanë vështirësi për t’u kuptuar. Larg të metave është Allahu dhe lavdia i takon Atij!

Me sa e sa argumente e mënyra të Sheriatit e sqaroi Allahu i Lartësuar refuzimin e këtij dyshimi të mallkuar, derisa arriti masën e gjërave të domosdoshme të përgjithshme.

Po shumica e njerëzve nuk e dinë”(El-A’raf 187)

Vërtet që fjala ( e ndëshkimit ) është pranuar e vërtetë ndaj shumicës së tyre, prandaj ata nuk do të besojnë. Sigurisht që ne kemi vënë në qafat e tyre jaka hekuri që u arrijnë deri te mjekrra, kështu që kokat e tyre janë të ngrira. Dhe ne kemi vënë një pengesë të pakalueshme përpara tyre edhe prapa një pengesë të pakalueshme edhe i kemi mbuluar nga lart, kështu që ata nuk mund të shohin. Është njëlloj për ta, në se ti u tërheq vëmendjen ose nuk ua tërheq vëmendjen, ata nuk do të besojnë. Ti vetëm mund të këshillosh atë që ndjek Përkujtuesin (Kur’anin) dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit (Allah) pa e parë (Atë). Përgëzoje, pra një të tillë me sihariqin e faljes dhe të shpërblimit të begatë.” (Ja Sin: 7-11)

Lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve, salati dhe shumë selame të Allahut qofshin për pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij deri në ditën e fundit.

Autor Muhamed Abduluehab
Përktheu Bledar Aliu

Loading...