Pyetje : “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Shejh i nderuar ; kemi dëgjuar se ju nuk bëni shtjellim të Fjalës së Allahut “E kush nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu atëherë, ata janë qafira”[1] Shpresojmë të na i vërtetoni këtë, Allahu ju dhëntë begati!”
Përgjigje : “Duhet medoemos që kur dëgjoni për mua apo për dikë tjetër diçka, të mos i pranoni ato që thuhen derisa ju vetë ti dëgjoni fjalët e personit, qofshin ato në kaseta të incizuara apo nëpër libra. Nëse janë vetëm thashetheme e përcjellje nga njëri tek tjetri atëherë mos i pranoni, as për mua e as për ndonjë tjetër. Medoemos duhet të siguroheni nga ndonjë libër që është shkruar apo kasetë që është incizuar me fjalët e personit, apo duke e pyetur atë drejtpërdrejt e ai të përgjigjet. Nuk duhet të mbështetemi mbi thashetheme sepse shumë njerëz sot nuk e kanë për gjë gënjeshtrën dhe thonë për të tjerët gjëra që nuk i kanë thënë, vetëm e vetëm që të mbrojnë mendimet e tyre të shtrembra.
Allahu i Madhëruar thotë : “O ju që keni besuar, nëse ju vjen juve ndonjë i prishur (në karakter) me ndonjë lajm, atëherë sigurohuni për të, në mënyrë që të mos dëmtoni dikë tjetër me injorancë (duke mos e ditur të vërtetën), e pastaj të pendoheni për atë që vepruat”[2] Dhe Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë : “I mjafton njeriut gjynahu i të folurit me gjithçka dëgjon”[3] Sepse jo çdo gjë që dëgjon është e saktë, prandaj mos ia mvish ndokujt diçka derisa të sigurohesh e sqarohesh, siç ka thënë Allahu i Madhëruar : “O ju që keni besuar, nëse ju vjen juve ndonjë i prishur (në karakter) me ndonjë lajm, atëherë sigurohuni për të, në mënyrë që të mos dëmtoni dikë tjetër me injorancë (duke mos e ditur të vërtetën), e pastaj të pendoheni për atë që vepruat”[4]
Unë nuk kam thënë se gjykimi me ligj tjetër veç ligjit të Allahut është kufër i madh që të nxjerr nga Islami në çdo aspekt. Unë e shtjelloj këtë çështje ashtu siç e shtjellojnë atë dijetarët në librat e tefsirit dhe të akides. Kjo çështje nuk është e panjohur, ajo është e sqaruar në librat e dijetarëve, sidomos në tefsirin e Ibnu Kethirit dhe në Akiden Tahauije etj.
Perkth. Mirandi Shehaj
[1] ) Sure Maide ; ajeti 44
[2] ) Sure Huxhuratë ; ajeti 6
[3] ) Transmeton Muslimi ; nr 5
[4] ) Sure Huxhuratë ; ajeti 6
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen