Pyetje e Përgjigje per Çështjen e Tekfirit – 2

June 17, 2011

Pyetje : “Shejh i nderuar, çfarë mendimi keni për ata që gjykojnë me kufër ndaj shtetit tonë (Saudisë) dhe akuzojnë dijetarët për servilizëm?

Përgjigje : Ata janë që quajnë qafira udhëheqësit e muslimanëve, bëjnë qafira muslimanët në përgjithësi, madje kështu bëjnë edhe me më të mirët e muslimanëve, me dijetarët,  këta njerëz janë prej hauarixhëve. Është obligim për ta që të pendohen tek Allahu i Madhëruar, të kthehen në rrugën e saktë dhe ta lënë këtë zullum të madh.

 

Pyetje  : Disa shtete islame lejojnë shumë prej harameve siç janë : pijet alkoolike, imoralitetin etj. A konsiderohet ky veprim si kufër i qartë që na lejon të ngrihemi kundër qeverive të tilla?

Përgjigje : Ka dallim ndërmjet atij që mendon se është e lejuar diçka që e ka ndaluar Allahu dhe ndërmjet atij që vepron një haram duke mos e lejuar atë në zemrën e tij. Pra, ai që pi alkool duke besuar se është haram, apo ha kamatën, bën zina, etj, dhe për të gjitha mendon se janë haram, atëherë, ky nuk bën kufër, pra nuk del nga Islami. I tilli është gjynahqar me besim të dobët e të mangët. Nëse për veprimet e tij duhet të dënohet, atëherë, dënohet, por pa gjykuar për të me kufër, sepse ai nuk i lejon ato veprime në zemrën e tij.

Ndërsa ai që i lejon ato, bën kufër dhe del nga Islami, sepse nëse dikush lejon diçka për të cilën ka vendim unanim për të qenit haram të saj, atëherë, ai mohon edhe nëse nuk i vepron ato harame, aq më shumë nëse edhe i vepron.

Perkth. Mirandi Shehaj

Loading...