Pyetje: Shpesh shoh adhurues që fshijnë mbi çorapet e veta [u japin mes’h] kur marrin abdes, madje edhe gjatë verës. Shpresoj që mund ta shpjegoni deri në çfarë mase është kjo vepër e lejueshme.
Cila është më mirë për atë që nuk udhëton: të marrë abdes duke larë këmbët, apo t’u japë mes’h atyre?
Ju lutem kini parasysh që ata të cilët u japin mes’h çorapeve, nuk kanë arsyetim.
E gjitha çfarë thonë është se ka argument që e lejon këtë.
Përgjigje: Lavdërimi i takon Allahut! Bekimet dhe paqja qofshin mbi të dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem).
Domethënia e përgjithshme e haditheve të vërteta lidhur me të qënët e lejueshme t’u japim mes’h mesteve të lëkurës apo çorapeve, tregon që kjo është e lejueshme qoftë në dimër apo në verë.
Nuk di për ndonjë dëshmi që tregon se kjo është e lejueshme vetëm në dimër.
Nuk është e lejueshme t’u jepet mes’h çorapeve në qoftë se nuk plotësohen kushtet e vendosura nga sheriati, siç është kushti që çorapet ta mbulojnë pjesën e cila lahet gjatë abdesit si dhe të jenë të mbathura kur personi ka abdes. Duhet t’i kushtohet vëmendje kohëzgjatjes së lejueshmërisë së kësaj që është një ditë e një natë për atë që nuk udhëton, dhe tre ditë e tre netë për udhëtarin duke filluar nga hera e parë që personi u jep mes’h pas prishjes së abdesit. Kjo sipas opinionit më të saktë nga dy opinionet e dijetarëve.
Allahu është burim i forcës!
Autor: Imam Bin Bazi
Burimi: ‘Mexhmu Fetaua ue Mekalat Muteneui’eh’ i shejh Ibn Bazit (10/113).
Përktheu: Mirandi Shehaj
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve