A e njihni këtë sahabi (shok të Profetit) që e pranoi Islamin, pastaj u bë renegat (mohoi besimin), pretendoi profetësinë dhe luftoi kundër shokëve të Profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem duke vrarë disa prej tyre? Më vonë e pranoi përsëri Islamin, përmirësoi besimin e tij dhe luftoi bashkë me ushtrinë e muslimanëve derisa ra dëshmor?!
Dhehebiu thotë: Ai është Tulejha bin Huejlid, Ibën Neufel nga fisi Esad, një trim i rrallë dhe hero, shok i Profetit Muhamed ﷺ, njëri nga ata për të cilët merren si shembull për guximin e tyre.
E pranoi Islamin në vitin e nëntë të hixhretit, pastaj e mohoi duke i bërë padrejtësi vetvetes, pretendoi profetësinë në rajonin e Nexhdit dhe zhvilloi disa beteja kundër muslimanëve. Më vonë u mund, u përbuz dhe u detyrua të shkonte tek familja e Xhufneve, në fiset Gasan në Sham (Siri).
Pastaj u pendua, pranoi Islamin përsëri dhe përmirësoi besimin e tij pas vdekjes së Ebu Bekrit.
Shkoi për të kryer haxhin, dhe kur e pa Omeri i tha: “O Tulejha! Nuk të dua për shkak se ke vrarë Ukasha bin Mihsanin dhe Thabit bin Ekram, të cilët ishin paranoja e ushtrisë së Halidit gjatë betejës së Buzahës kur Tulejha dhe vëllai i tij i vranë ata.”
Më pas, ai mori pjesë në betejat e Kadisijes dhe Nehavendit. Omeri i shkroi Sad bin Ebi Uekasit: “Këshillohu me Tulejhan për çështjet e luftës, por mos e emëro si komandant.”
Muhamed bin Sadi thotë: “Tulejha konsiderohej i barabartë me një mijë kalorës për shkak të guximit dhe forcës së tij.”
Unë (Dhehebiu) them: “Ai tregoi trimëri në betejën e Nehavendit dhe ra dëshmor, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e mëshiroftë.”
“Sijer A’lam en-nubela”, vëll. 1, fq. 316.
Dosje: Sahab
Të Ngjashme
- 10 tregime për ata që mendojnë se treni i dijes ka ikur Udha e Besimtarëve
- Kur shkrimi bëhet adhurim Udha e Besimtarëve
- Biografia e një dijetari – Imam Ebu Hanife (pjesa e parë) Udha e Besimtarëve
- Muhamedi, i Dërguari i Allahut Udha e Besimtarëve
- Pse e sulmojnë Ibn Tejmijen?! Shehul-Islam Ibn Tejmije