Pyetje: A është e lejuar që burrat të mbajnë ora ose syze të lara apo me ngjyrë floriri?
Përgjigje: Ngjyra e florinjtë nuk merr dispozitën e florirt. Për këtë arsye, syzet ose orët e lara në flori nuk mund të quhen të florinjta. Pra nuk janë të ndaluara që ti mbajnë burrat, por nuk e shoh veprim të mirë per dy arsye:
1- Është veprim që shfaq luks ose përngjasim me njerëzit e luksit.
2- Është veprim që përmes tij të akuzohet përkushtimi (devotshmëria) e këtij njeriu, qe do të thotë: Sa herë që ky person do të ulet në një tubim njerezish, do fillojë tu thotë: Vëllezër, kjo orë nuk është prej floriri, është ngjyrë floriri ose e larë në flori.
I thotë këto fjalë që feja (devotshmëria) e tij të mos përflitet sepse gjëja më e shtrenjtë për njeriun është feja e tij.
Për këtë arsye dijetarët kanë thënë: Kush shkon në xhami dhe sheh se xhemati e ka kryer faljen e namazit, le të falet në xhami qoftë dhe vetëm, sepse ky namaz që do fale ne xhami është më i dashur tek Allahu se të falet vetëm në shtëpi.
Pse ndodh kjo? Me qëllim që njerëzit mos ta akuzojnë si njeri me fe të dobët sepse kjo akuzë në kohët e mëparshme ishte arsye që këtë njeri mos ta martonin, mos të blinin apo shisnin tek ai dhe kjo ndodhte atëherë kur feja tek njerëzit gëzonte vend të veçantë.
Nisur nga kjo, njeriu duhet ti largohet çdo lloj arsyeje që i shtyn të tjerët të flasin për fenë e tij, ndërsa i suksesshëm është ai të cilit Allahu i jep sukses.
Mesh’hur Hasen al Selman.
Shqipëroi Fatjon Isufi.
Dosje: Floriri
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz