Pyetje: A është e lejuar qe vendosja e kokës së të vdekurit te jetë nga e djathta e imamit kur falet namazi i xhenazes?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nuk e di këtë sunet. Prandaj duhet që imami i cili do fal namazin e xhenazes që ndonjëherë ta vendosë kokën e xhenazes nga e majta e tij në mënyrë që t’u bëhet e qartë njerëzve se nuk është detyrë që koka e të vdekurit të jetë nga e djathta (e imamit), sepse njerëzit besojnë se patjetër duhet që koka e xhenazes të jetë në të djathtë të imamit.
Një veprim i tillë nuk ka bazë. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 17 Po ashtu shejhu (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Nuk ka dallim nëse koka e të vdekurit është në të djathtë të imamit apo nga e majta e tij. Në të kundërtën e asaj që mendojnë disa nga njerëzit e thjeshtë se patjetër duhet që koka e të vdekurit të jetë në të djathtë të imamit.
“Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 17
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Me çfarë gjuhe do t’u flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e bërjes së tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave: nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve
- Falja e dy rekateve të hyrjes në xhami afër kohës së ikametit Udha e Besimtarëve