Pyetje: A është i saktë hadithi: “Kush fal namazin me xhemat dyzet ditë pa i ikur tekbiri fillestar, Allahu i shkruan atij dy distancime; nga hipokrizia dhe nga zjarri.”
Përgjigje: Po, hadithin e kanë konsideruar të mirë një grup dijetarësh, prej tyre shejhu ynë Albani.
Ky hadith ka ardhur në Sunenin e Tirmidhiut me tekst: “Kush falet për Allahun dyzet ditë me xhemat duke kapur tekbirin fillestar, i shkruhen atij dy distancime; distancim nga zjarri dhe distancim nga hipokrizia”.
Transmeton Tirmidhiu me nr. 241, dhe e konsideron hasen shejh Albani.
A duhet arritur për çdo namaz?
Po, për një periudhë dyzet ditore. Nuk i mundësohet ndonjë njeriu falja e namazit duke kapur tekbirin fillestar për dyzet ditë me radhë pa ndërprerje, vetëm se Allahu do t’a largojë atë nga syfaqësia dhe nga zjarri. Nëse e ndërpret ndonjë ditë, duhet ta përsëritësh nga e para, madje edhe nëse janë bërë tridhjetë e nëntë ditë duhet ta nisësh nga e para.
Hadithi: “Kush arrin dyzet namaze”, dhe jo “dyzet ditë”, “Kush arrin dyzet namaze – tekbirin e ihramit – në xhaminë time, i shkruhet atij largim nga zjarri”. Ky është hadith i dobët.
Prandaj shumica e haxhinjve të huaj, kryesisht turq, kur vijnë në Medine për haxh presin tetë ditë. Pse tetë ditë? Për shkak të dyzet namazeve, sepse ky hadith kufizon numrin e namazeve dhe jo dyzet ditë bashkë me namazet. Përcaktimi i xhamisë së Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në hadith nuk është i saktë, por kufizimi i namazit me dyzet ditë në cilëndo nga xhamitë e muslimanëve, kush arrin tekbirin e ihramit dyzet ditë i shkruhen dy distancime.
Allahu e di më mirë!
Marrë nga mexhlisi i fetvave të xhumasë, i shejh Meshhur bin Hasen al Selman.
Përktheu: Teuta Xeka
Dosje: Broshura
Të Ngjashme
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zullumi – rrënuesi i popujve dhe shoqërive Dr. Fatmir Strumi
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi