Pyetje: A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames) dhe të marrë një shumë parash si kompensim për materialet e përdorura dhe për kohën e dedikuar?
Përgjigjje: Hixhamja është një praktikë që shumë njerëz e kanë lënë pas dore, ndërsa ajo është një formë trajtimi për shumë sëmundje. Shëndeti i trupit mbështetet tek ekuilibri i gjakut në trup, prandaj është e nevojshme të eleminohet gjaku i tepërt nga enët e gjakut.
Profeti ﷺ në hadithin e Enesit ka thënë: “Gjatë natës së Israsë dhe Mi’raxhit nuk kalova pranë ndonjë grupi engjëjsh, vetëm se më thanë: O Muhamed, urdhëroje umetin tënd për hixhamen.”
Në një version tjetër thuhet:
“Nuk kalova pranë ndonjë grupi engjëjsh natën e Israsë, vetëm se të gjithë më thanë: O Muhamed, këshilloje umetin tënd për hixhamen.”
Ky hadith është vërtetuar nga shejh Albani në librin “Silsiletu es-sahiha” me nr. 2263.
Profeti ﷺ e ka inkurajuar fort hixhamen dhe vet e ka praktikuar atë. Ai ka bërë hixhame ndërmjet dy damarëve të qafës dhe në pjesën e sipërme të këmbës, edhe kur ishte në gjendjen e ihramit (gjatë haxhit ose umres).
Engjëjt e kanë këshilluar umetin e tij për rëndësinë e hixhames dhe Profeti ﷺ vet e ka praktikuar atë.
Mësimi i hixhames është shumë i vlefshëm dhe krahasohet me mësimin e Kuranit. Ashtu siç është detyrë për ata që mësojnë Kuranin ta shpërndajnë atë pa kërkuar shpërblim (por lejohet ta pranojnë nëse u jepet pa kërkesë), po ashtu është detyrë për ata që mësojnë hixhamen ta praktikojnë atë për të ndihmuar të tjerët pa kërkuar shpërblim.
Profeti ﷺ kishte një haxham personal të quajtur Ebu Tajbe të cilit i jepte një dinar si shpërblim pas hixhames. Imam Ahmedi për të ndjekur traditën e Profetit ﷺ nuk i jepte haxhamit më shumë ose më pak se një dinar, dhe thoshte: “Kjo është ajo që Profeti ﷺ ka vepruar.”
Ky është themeli i zgjuarsisë ndër ne dhe të gjithë juve, dhe në dashtë Allahu jeni nga ata që kanë zgjuarsi për të dalluar midis dhënies dhe marrjes. Mund të ndodhë që marrja të jetë e lejuar dhe dhënia gjithashtu e lejuar, por kërkimi të jetë i ndaluar.
Profeti ﷺ ka thënë: “Fitimi i haxhamit është i ulët.” Megjithatë, Profeti ﷺ bëri hixhame dhe dha shpërblim për të.
Një shembull tjetër: mund të ndodhë që të japësh rryshfet nga halli, dhe dhënia jote të jetë e lejuar ndërsa marrja nga ai që e kërkon të jetë e ndaluar. Pra, nuk është e domosdoshme që leja për dhënie të vlejë edhe për marrje.
Ka një dallim midis dhënies dhe marrjes. Për shembull; një person mund të detyrohet të i japë para një të padrejti. Në këtë rast, dhënia e tij është e lejuar por marrja nga ai i padrejtë është e ndaluar.
Pra, nëse detyrohesh të japësh dhënia jote është e lejuar por marrja e tjetrit është e ndaluar.
Për ata që mësojnë dhe praktikojnë hixhamen është detyrë ta ofrojnë atë si shërbim pa kërkuar shpërblim. Megjithatë, nëse u jepet një shpërblim pa e kërkuar atëherë është e lejueshme ta pranojnë atë.
Allahu e di më së miri!
Autor: Meshhur Hasen Al Selman
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: hixham
Të Ngjashme
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve