A lejohet që vendasi të falet pas udhëtarit i cili e shkurton namazin?
A lejohet që vendasit të falet pas udhëtarit i cili e shkurton namazin? Ndërsa pas selamit të imamit ata (vendasit) e plotësojnë pjesën tjetër të namazit.
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Po, i lejohet udhëtarit që të bëhet imam për vendasit. Dhe kur ai të jap selam (pas dy rekateve) vendasit ngrihen dhe e plotësojnë namazin. Porse kërkohet nga udhëtari që do u prijë vendasve në namaz që t’i lajmërojë para fillimit të namazit, duke u thënë: Kur të jap selam ju plotësojeni namazin.
Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) vitin e çlirimit të Mekes u fal me banorët e Mekes dhe u tha atyre: “O banorë të Mekes, plotësojeni namazin sepse ne jemi udhëtarë.” Transmeton Ebu Daudi (1229).
Pra, ai fali me ta dy rekate ndërsa ata i plotësuan katër rekate.
“Durusun ue Fetaua minel-Haramejn esh-Sherifejn”, vëll. 14.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Reflektim rreth ngjarjeve që ndodhin në vendet muslimane Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi