Pyetje : A lejohet të blihet mish në një dyqan ku varen në të nuska apo hajmali?
Përgjigje : Origjina është, lejimi i mishit që theret prej muslimaneve dhe ithtarëve të librit ( Cifutët dhe Kristianët ), përjashtohet rasti nëse ata përmendin jo emrin e Allahut kur e therin kafshën, ose e therin kafshën jo sipas mënyrës së këshilluar nga sheriati.
Dijetarët e Komisionit të përhershëm kanë thënë : ” Ato kafshë që therin ithtarët e librit prej çifutëve apo kristianeve, lejohet ngrënia e tyre nëse përmendin emrin e Allahut, duke i plotësuar të gjitha kushtet e therjes, të cilat janë të njohura në islam. Nëse permendin emër tjetër në vend të emrit të Allahut gjatë therjes, si emrin e Uzejrit ose Isait, nuk lejohet ngrënia e saj. Gjithashtu nëse e vrasin kafshën duke e mbytur ose duke i vënë korentin , nuk lejohet ngrënia e saj”. [Shkeputur nga” Fetvate e Komisionit te perheshem -Vellimi i pare” (22/391-392)].
Gjithashtu, dijetarët e Komisionit të përhershëm për fetvatë, janë pyetur:
A lejohet për muslimanin të blejë mish hallall prej një dyqani që shet edhe mish haram, nëse janë mishrat (çdo lloj prej tyre) e depozituar në depozitë dhe në frigorifer të veçantë, të ndarë nga njëri -tjetri?
Dhe a lejohet blerja e ushqimeve të lejuara prej një magazine të madhe tregtare, ku në këtë magazinë shitet alkol në një cep të veçantë të magazinës, dhe pronari i këtyre dyqaneve nuk është musliman?
Përgjigje: Allahu i Lartësuar thotë:”Dhe bashkëpunoni në të mira dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në gjynahe e armiqësi. “
Pra nuk lejohet për muslimanin që të jetë ndihmues i dikujt në të keqe dhe gjynahe dhe në shkeljen e ndalesave të Allahut;
Për këtë arsye, nëse muslimani ka mundësi të zgjedhë, në atë mënyrë ku gjen dikë që shet vetëm hallall dhe e largon veten prej shitjes së haramit, si mishi i derrit dhe si shembulli i tij, është detyrë për të që te blejë prej tij, dhe jo nga ai që shet hallall dhe haram, prej mishit të derrit, alkolit, etj.
Por nëse nuk është e mundur kjo, atëherë i lejohet muslimanit të blejë mish hallall dhe ushqime të lejuara prej tij, nëse ushqimet nuk janë të përziera me njëra – tjetrën. Allahu i Lartësuar thotë : ” Dhe kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi. “
[E shkëputur prej ” Fetvave të Komisionit te përhershëm – Vëllimi i parë ” ( 13 /173)].
Përktheu Junus Telezi
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen