Pyetje: A lejohet te falet namazi i xhenazes mes varrezave?
Pergjigje: Nuk ka problem qe namazi i xhenazes te falet ne varreza apo t`i falet te vdekurit edhe pasi qe eshte varrosur. I Derguari i Allahut (alejhi selam) ia ka falur xhenazen nje te vdekuri edhe pasi qe eshte varrosur, keshtu qe falja e namazit ne varreza eshte njelloj si falja qe behet mbi varrin e te vdekurit. Nese xhenazja vihet atje dhe njerezit e falin, nuk ka problem ne kete. Ajo qe ndalohet eshte falja e namazeve me ruku dhe sexhde, sepse i Derguari i Allahut (alejhi selam) ka thene: “Mos u falni kah varret dhe mos u ulni mbi to”. Gjithashtu ka thene: “Allahu i mallkofte cifutet dhe te krishteret, te cilet varret e Profeteve i kthyen ne vend adhurimi”. Aisha radijallahu anha tha: “Me kete ai u terhiqte verejtjen per ate qe bene.”
Ne nje hadith tjeter i Derguari i Allahut (alejhi selam) ka thene: Vini re! Ata qe ishin para jush i moren varret e profeteve dhe njerezve te mire si vendfalje, vini re, mos e beni dicka te tille sepse une ju ndaloj nga kjo gje.” Pra nuk lejohet te falesh ne varre e as te ndertosh mbi varre xhami, kube, apo dicka tjeter. Qofte mbi varret e ehli bejtit, dijetareve apo dikujt tjeter. Perkundrazi ato vihen ne nje vend te hapur pa pasur ndertim, kube apo xhami etj. Varri ngrihet nje pellembe mbi toke sic eshte vepruar me varrin e Profetit alejhi selam.
Abdul Aziz ibn Baz
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz