A më lejohet ta ushqej bashkëshorten pa dijeninë e prindërve?

October 31, 2015

Pyetje: Unë me bashkeshorten time jetojme në të njëjtën shtëpi me prinderit dhe vëllezërit e mi. Ndonjëherë unë i sjellë bashkëshortes time diçka për të ngrënë por pa dijeninë e prindërve dhe hamë pa na shikuar njëri. Cili është gjykimi në lidhje me këtë veprim?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Nuk ka asgjë ta veçosh bashkëshorten tënde duke i dhënë diçka për të ngrënë me kusht që ti kesh kryer obligimet që ke karshi familjes tënde. Pra, ndaj babait tënd, nënës dhe vëllezërve të tu.

Por në këtë rast duhet që ky veprim -që bën- të kryhet fshehtas në mënyrë që mos ta dijnë asnjë, sepse ndoshta shejtani i nxit ata dhe hedh mes teje dhe atyre armiqësi.

Fetaua nurun ala ed-derb

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...