A mund ti lutem Allahut që të arrijë pozitën e Profetëve (në xhenetet e amshueshme)?
Pyetje: A i lejohet njeriut që t’i lutet Allahut që t’ia mundësojë atij të arrijë gradën e Profetëve (në xhenetet e amshueshme)?
Shejh Abdulaziz er-Raxhihi (Allahu e ruajttë!): Nuk i lejohet njeriut të kërkojë në lutjen e tij të arrijë gradën e profetëve (në xhenete), sepse kjo është prej kalimit të kufirit (teprimi në lutje).
Bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar që thotë: “Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin.” El-Earaf, 55
Kjo dua konsiderohet teprim dhe tejkalim i kufirit, sepse pozita e Profetëve është pozitë që askush nuk mund ta arrijë veç tyre. Por ai t’i kërkojë Allahut xhenetin dhe të kërkojë mbrojtjen e Tij prej zjarrit.
Po ashtu (prej teprimit në dua) është p.sh. që njeriu të lutet: “O Allah, më fut në kështjellën e bardhë në xhenet!”. Ky është teprim.
Le të thotë: “O Allah, më fut në xhenet!” Por që t’i kërkojë Allahut të arrijë pozitën e Profetëve dhe të ngjashëm me ta, kjo nuk lejohet, sepse konsiderohet kalim i kufijve (teprim).
Nëse i lutet Allahut që ta ringjallë atë bashkë me Profetët, të sinqertit dhe dëshmorët, kjo nuk përbën problem.
Përktheu Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen