Janë pyetur dijetarët e komisionit të përhershëm:
Një person, ka femijë për të cilët nuk ka bërë kurban në lindjen e tyre (akika), për shkak të varfërisë në atë kohë. Pasi kaluan disa vite, Allahu i dha pasuri, a mund të bëjë tani kurban (akika) për ta?
Përgjigje: Nëse gjendja e tij është ashtu siç e cilësuat, atëherë le të bëjë kurban për ta, për çdo djalë nga dy desh.
[Fetava Lexhnetu Daime: 11/441-442].
Është pyetur shejh Ibn Uthejmin:
Një person ka disa fëmijë, djem dhe vajza, për të cilët nuk ka bërë kurban (akika) në lindjen e tyre, si shkak i neglizhencës ose injorancës. Tani, disa prej femijëve janë rritur, çfarë të bëjë tani sa i takon akikas (kurbanit)?
Përgjigje:
Nëse bën kurban për ta tani, është diçka e mirë përderisa nuk ka qenë i njohur me rregullat, apo e ka neglizhuar duke thënë se e bëj nesër dhe kështu i kanë ikur vitet. Po nëse ka qenë i varfër atëherë kur është bërë me fëmijë, nuk ka pse e bën tani (akikan, kurbanin).
[Likau bab meftuh: 2/17-18].
Përktheu Ylli Rama
Të Ngjashme
- Ai që nuk e kthen selamin kur dikush e përshëndet me selam Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Disa dispozita që lidhen me sexhden e harresës Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Gjërat që e prishin namazin Udha e Besimtarëve
- Ikja nga tërmeti nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu Ibën Rexheb el Hanbeli
- Lutja në ruku Udha e Besimtarëve