Ai që udhëton për në një vend dhe vendos të qëndrojë atje për një kohë të caktuar, a duhet të konsiderohet mysafir?
Përgjigja: Mysafirit i ndërpriten rregullat e udhëtimit me dy gjëra: me kthimin e tij në shtëpi dhe kur bën nijet qëndrimin në një vend.
Kështu që ata të cilët udhëtojnë për studime, për punë, për vizita etj dhe bëjnë nijet qëndrimin për një kohë të caktuar, nuk konsiderohen mysafirë.
Sheikh Albani –Allahu e mëshiroftë- është pyetur për ata që shkojnë për kurse studimi gjashtë apo shtatë muaj dhe ka thënë se këta nuk konsiderohen udhëtarë pasi që kanë bërë nijet të qëndrojnë. Shih: “Silsilet el-huda ue En-Nur kaseta nr: 71”.
Ndërsa ajo që ka ardhur në disa hadithe të profetit alejhi selam se ka shkurtuar njëzet ditë në Tebuk apo nëntëmbëdhjetë ditë në Meke apo nga disa prej sahabëve si Ibn Umeri gjashtë muaj në Azerbajxhan etj, është për atë që pret për të kryer nevojat e tij dhe nuk di se kur do të mbarojë punë.
Të njëjtën gjë e pohon edhe sheikh Ibn Bazi -Allahu e mëshiroftë- veçse ai argumentohet ndryshe dhe thotë:
“Ndërsa ai i cili qëndron qëndrim të gjatë për studime apo për nevoja të tjera ose ka vendosur të qëndrojë gjatë është detyrë për të të plotësojë namazin. Të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve sepse origjina ne lidhje me njeriun rezident është ta plotësojë namazin dmth kur vendos të qëndrojë në një vend më shumë se katër ditë atëherë është detyrë për të plotësimi si për shkak studimesh ashtu dhe për ndonjë shkak tjetër” shih mexhmu fetaua Ibn Baz 12: 275.
Pra sheikh Ibn Bazi –Allahu e mëshiroftë- kapet pas një mendimi të dijetarëve që i kufizojnë lehtësimet për udhëtarin kur qëndron në një vend me katër ditë. Ky kufizim është marrë nga fjala e profetit -alejhi selam- për muhaxhirët kur shkuan në Meke për haxh dhe profeti -alejhi selam- u tha: “Tre ditë (të qëndrojnë në Meke) muhaxhirët pasi të mbarojnë haxhin” e transmeton Buhariu. Sipas këtyre dijetarëve tre ditë qëndrimi për mysafirin nuk i prishin atij udhëtimin ndërsa po shtoi më shumë se kaq atëherë ai quhet rezident dhe duhet të lërë lehtësimet që kanë lidhje me udhëtimin.
Si përfundim themi se ai që udhëton dhe pastaj bën nijet qëndrimin në një vend për një periudhë të caktuar quhet rezident dhe adhurimet e tij duhet të jenë si banorët e atij vendi ku qëndron.
Shkroi dr Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve