Akidja Islame

Akidja Islame

El-Akidetul-Islamijeh – Akidja Islame” është: Besimi i patundur në rububijen e Allahut të Lartësuar[1], në uluhijen e Tij,[2] në emrat dhe atributet e Tij, në engjëjt e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në ditën e Fundit, në kaderin; të mirën dhe të keqen e tij, në çdo gjë që saktësohet prej çështjeve të gajbit (të fshehtës), (dhe) prej bazave të fesë e në atë që janë bashkuar të parët tanë të mirë (es-selefus-salih), dorëzimi i plotë ndaj urdhrit të Allahut të Lartësuar, gjykimit e bindjes ndaj Tij dhe pasimin e të Dërguarit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

El-Akidetul-Islamijeh – Akidja Islame” kur përmend është për qëllim akidja e pasuesve të sunetit dhe xhematit (ehlus-sunneh uel-xhemah), sepse ajo është Islami që Allahu ka zgjedhur -dhe është i kënaqur me të- si fe për robërit e Tij. Ajo është akidja e tri brezave të artë prej sahabëve, tabiinëve dhe atyre që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim.

El-Akidetul-Islamijeh – Akidja Islame” ka (njihet) dhe (me) emra të tjerë te pasuesit e sunetit dhe xhematit (ehlus-sunneh uel-xhemah), por që kanë të njëjtin kuptim dhe tregojnë për të. Prej tyre: “Et-Teuhid”, “Es-Sunneh”, “Usulu ed-Dijn”, “El-Fik’hul-Ekber”, “Esh-Sheriah” dhe “El-Ijman”. Këto janë termat më të njohur që pasuesit e sunetit kanë përdorur në dijen e akides.

“El-Uexhiz fil-akideti es-selefus-salih”

Abdullah bin Abdulhamid el-Etherij

Përktheu: Unejs Sheme

 

[1] Ai është i vetmi Zot, Krijues, Furnizues, Sistemues etj. Ky njihet si teuhidi er-rububijeh.

[2] Ai është i vetmi që meriton të adhurohet me të drejtë. Ky njihet si teuhidi el-uluhijeh (teuhidi i adhurimit).