Besimtari në kohën e fundit

January 1, 2022

Para teje kanë për t’u shfaqur vite thatësire. Ai që kapet pas fesë së tij do jetë i ngjashëm me atë që ka shtrënguar fort një gacë prushi. Aktualiteti do të zemërojë dhe do ndihesh keq nga shumë gjëra që sheh.
Këto ndjenja vlerësohen shumë tek Allahu sepse janë tregues i mirësisë që ka zënë vend në zemrën tënde, prandaj mos i flijo (këto ndjenja) me thikën e zmbrapsjes. Në rrugën e vërtetë mos të të shqetësojë prania e vogël e atyre që e ndjekin. Po ashtu edhe në të kotën mos të të mashtrojë numri i madh i të humburve, sepse ti je xhemati edhe pse mund të jesh i vetëm.
Dije se largimi yt nga karvani i mirësisë nuk dëmton askënd veç teje, ashtu sikurse prezenca jote në këtë karvan është mirësi që Zoti t’a ka dhuruar.
Gjithashtu, dije se legjislacioni Hyjnor i qiellit ecën pa u shqetësuar për emrat e atyre që zmbrapsen, shumë emra rrëzohen e shumë të tjerë lartësohen.
“E nëse ju i’a ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër i cili nuk do t’a ndjekë shembullin tuaj.”
“Hirasetu el Fadijleh” – Shejh Bekër Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë).
Loading...